GREQI- Rreth 375 kilogramë janë sekuestruar nga policia greke kufirin Shqipëri-Greqi, në afërsi të Igumenicës. Tre shtetas shqiptarë po transportonin drogë nga fshati Çiflik në Sarandë në drejtim të shtetit fqinj.

Lënda narkotike që vinte nga Lazarati ishte ndarë në 3 sasi të ndryshme, e ngarkuar në mushka, dhe po bëhej gati të trafikohej në rrugë detare.

Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarët , ndërsa po hetohet më tej për ngjarjen.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)