Igumenicë, sekuestrohen 302 kg
marijuanë, pranga 26 vjecarit grek

Igumenicë, sekuestrohen 302 kg<br />marijuanë, pranga 26 vjecarit grek
SARANDE- Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek. Policia e Igumenicës ka sekuestruar një sasi prej 302 kg marijuanë në vendin e quajtur “Aigupantes” mes fshatit Janjar të Sarandës dhe Igumenicës. 

Policia e Igumenicës ka ndaluar një furgon që kishte mbërritur enkas në kufi për të ngarkuar lëndën narkotike. Sasia prej 302 kg marijuanë ishte paketuar në 283 pako. Në pranga është vënë drejtuesi i automjetit tip furgon, një 24 vjecar, shtetas grek. Ndërkaq shtetasi shqiptar , i cili ka ngarkuar drogën është larguar me shpejtësi drejt tokës shqiptare dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Mësohet se furgoni rezulton i vjedhur ne Athine. Lënda narkotike ka kaluar përmes fshatit Janjar të Sarandës. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë