Uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe dy shqiptar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi. Droga u gjet dhe u sekuestrua në një automjet tip Nisan pa targa në vendin e quajtur Sajadha afër kufirit shqiptaro-grek. Policia tha se droga ishte fshehur në disa thasë të mbushura me barë të thatë, ndërsa sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 317 pako.
Brenda 24 orëve kjo është sasia e dytë e drogës e cila sekuestrohet në brëndësi të territorit grek, ku një ditë më parë një shtetas në drejtimin e automjetit të Ministrisë së Drejtësisë greke u arrestua pasi po trafikonte 151 kg mariuanë e cila dyshohet se vinte nga shqipëria dhe do të tregtohej në Athinë.
(sg/ar/shqiptarja.com)