Ikën Ardian Nuni nga Gjykata e Lartë
i mbaron mandati dhe Ardian Dvorani

Ikën Ardian Nuni nga Gjykata e Lartë<br />i mbaron mandati dhe Ardian Dvorani
Nga kjo e enjte Gjykata e Lartë funksionon me një vakuum prej 4 gjyqtarësh dejuro dhe defakto me 3 vënde bosh.
 
Kjo hapsirë është krijuar me largimin nga ky post ditën e sotme të gjyqtarit Ardian Nuni i cili në përfundim të mandatit ka paraqitur dorëheqien, dorëheqie e cila është miratuar nga kolegjet e bashkuara të kësaj gjykate.

Me mandate të përfunduar është dhe gjyqtari Ardian Dvorani i cili në ndryshim nga Nuni ka preferuar të ushtrojë funksionin deri në zgjedhjen e zëvëdnësuesit të tij.

Nuni para mandatit të gjykatësit të lartë ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej 9 vitesh pjesë e kësaj gjykate.
 
Ndërkohë pak ditë më parë Partia Demokratike dërgoi në Kushtetuese mandatin e gjyqtarit Ardian Dvorani i cili sipas PD-s ka përfunduar prej dy vitesh dhe nuk zëvëndësohet.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi