Ikën Sammer, Salihamixhiç emërohet
drejtor i ri sportiv te Bayern Munchen

Ikën Sammer, Salihamixhiç emërohet<br />drejtor i ri sportiv te Bayern Munchen
Hasan Salihamidziç është emëruar Drejtor Sportiv i ri i Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich gjatë një konference për media ka prezantuar ish-lojtarin boshnjak si Drejtor Sportiv.
 
Kjo pozitë ishte e lirë që nga pranvera e vitit 2016, kur Matthias Sammer vendosi të largohej.

Salihamidziç ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri në vitin 2020, ndërsa tha se ndjehet shumë i lumtur që është kthyer në shtëpinë e tij.
 
Qëkur erdha për herë të parë në Bayern Munchen nuk u ndjeva në një marrëdhënie pune por në një marrëdhënie familjare. Jam identifikuar gjithmonë me këtë klub”, tha fillimisht Salihamidzic gjatë konferencës për media.
 
“Edhe pse u largova për disa vite tek Juventusi, ishte e qartë për mua që një ditë do kthehesha. Familja ime jeton në Mynih, fëmijët e mi kanë lindur këtu. E njoh klubin në rrënjë, njoh çdo strukturë. Do të jem në shërbim të lojtarëve shtatë ditë në javë nga 24 orë”, u shpreh ish-mesfushori me origjinë nga Bosnja i cili ka luajtur për disa vite me rekordmenët gjermanë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër