Qytetarët që po aplikojnë për kartë identiteti ose pasaportë dhe që kanë nevojë për informacion apo asistencë, duhet të kontaktojnë tashmë në një numër të ri telefoni. IdentiTek ka njoftuar se Shërbimi i Klientit funksionon me numrin +355 4 451 9999.

Numri i ri do të shërbejë për çdo informacion që lidhet me dokumentet biometrike, ndërsa Shërbimi i Klientit është i hapur nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.

Administratorja e IdentiTek, Silda Cepe Anagnosti, tha se ndryshimi është pjesë e angazhimit për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim më cilësor.

Sipas IdentiTek, përmirësimi i kanaleve të komunikimit synon ta bëjë më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë marrjen e informacionit për qytetarët.