Ikën Çako, vjen Jaupaj eksperti
që gjurmoi pasuritë e bandave
 

 Ikën Çako, vjen Jaupaj eksperti<br />që gjurmoi pasuritë e bandave<br /> <br>
TIRANE-Lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Vendimi është firmosur nga Kryeministri Edi Rama pas propozimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhfaj. Në vendin e Çakos në postin e drejtorit është komanduar Rebani Jaupi. Dy kandidatët për vendin e Çakos janë Ardi Veliu dhe Eduart Merkaj, ndërsa deri në zgjedhjen e pasuesit në detyrë i komanduar do të jetë Rebani Jaupi, që deri tani ka mbajtur postin e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit.

Pas lirimit nga detyra ministri Xhafaj pati një takim me Çakon duke e falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa shtoi se mandati i ri qeverisës kërkon një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. “Realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.

Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit”, deklaroi Xhafaj.

Haki Çako ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit. I kontaktuar nga Report Tv, Çako u shpreh se është njohur me vendimin e lirimit nga detyra, ndërsa nuk ka pranuar që të japë detaje nga takimi me Xhafën.

Jam njohur nga ministri Xhafaj për lirimin nga detyra” tha ai për Report Tv. Haki Çako u emërua në pozicionin  e drejtorit 2 vite më parë, në 16 Prill 2015 në vendin e Artan Didit, ndërsa pas lirimit nga detyra sipas burimeve nga Ministria e Brendshme do të emërohet në një tjetër pozicion nga Xhafaj.

[gallery]25294[/gallery]

Haki Çako ka qenë mjaft i sulmuar nga PD, por edhe nga LSI si i përfshirë në trafikun e drogës. Me lirimin nga detyra të Çakos pritet që të ketë lëvizje të tjera në të gjitha drejtoritë e policisë në qarqe, por edhe në struktura të tjera.

cako vendimi i shkarkimit
(Vendimi i shkarkimit të Haki Çako)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

d.b/shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë