TIRANE-  Presidenti Nishani fton krerët e grupeve parlamentare në këshillime për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Takimi do të mbahet më 8 tetor.
 
Kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i ka mbaruar mandati 3 vjeçar në muajin shtator.
 
“Në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese,  Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, ka filluar procedurën e përzgjedhjes për kryetarin pasardhës të kësaj gjykate.”- thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp të presidencës.
 
“Në këtë kuadër, si dhe në vijimësi të praktikës së bashkëpunimit ndërinstitucional të konsultimit me forcat politike parlamentare, ditën e martë, datë 8 tetor 2013, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë takime me Krerët e Grupeve Parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane.”- saktëson njoftimi për shtyp.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)