Ikën dielli, nga nesër rikthehet shiu dhe bora! Gjoni për Report Tv: Problematikë ngricat në zonat malore

Dielli i këtyre ditëve të para të shkurtit duke filluar që nga dita e nesërme do t’ia lënë vendin reshjeve të shiut dhe dëborës.

Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv tha se gjatë kësaj jave moti do të jetë i paqëndrueshëm. Reshjet kryesisht do të jenë të dobëta dhe lokale. Në qarkun e Gjirokastrës reshjet priten të kenë një intensitet mesatar.

Ndërkohë në zonat malore do të kemi reshje dëbore, të cilat mund të sjellin edhe problematika sa i përket ngricave.

“Reshjet e dëborës do të jenë të dobëta, nesër nisn në juglindje, ndërsa të martën dhe të mërukërën do të vijojnë në zonat veriore”, tha Gjoni për Report Tv.

Temperaturat do të jenë:

Në zonat bregdetare temperatura minimale 4 gradë, temperatuara maksimale 11 gradë;

Në zonat e ulëta temperatura minimale 2 gradë, kurse ajo maksimale 10 gradë;

Në zonat malore temperatura minimale do të jetë -4, temperatura maksimale 5 gradë.

Ditën e premte do të kemi një rritje të temperaturave minimale me 2-3 gradë.

Në fund Gjoni nënvizoi se reshjet e shiut gjatë shkurtit do të jenë më të pakta se ato që përfshinë janarin.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar