Moti i mirë me diell ia lë vendin reshjeve. Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thekson se ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve pasdite, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 20 °C, në vendet e ulëta: 10 / 21 °C dhe në vendet malore: 3 / 15 °C.
Komento