TIRANË- Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni do të jenë dy zv ministrat e rinj të drejtësisë, krah ministres Etilda Gjonajt.

Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa konfirmohet nga burime për Report Tv. Ato zëvendësojnë në këtë post Toni Gogun dhe Fjoralba Cakën.

Kjo e fundit dha dorëheqjen në fund të muajit korrik, ku në një letër shkruante se vendimi nuk kishte të bënte me kushtet e punës, por është tërësisht personal.