Ikën Greg Delawie, ambasador i SHBA në Kosovë emërohet Philip Kosnett

Ikën Greg Delawie, ambasador i SHBA në Kosovë emërohet Philip Kosnett

Ambasadori i ri i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett

Philip Kosnett do të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, menjëherë pasi presidenti Donald Trump njoftoi se ka vendosur të emërojë diplomatin, që aktualisht është i Ngarkuar i Përkohshëm me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara.

Philip Kosnett gjatë karrierës së tij në shërbimin e jashtëm, ai ka punuar në 8 misione të Shteteve të Bashkuara në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme, si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Në Uashington, ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Europën, antiterrorizmin, politiko-ushtarake, të shërbimeve sekrete dhe kërkimeve, etj. Kosnett zëvëndëson në detyrën e tij në Prishtinë, ambasadorin Greg Delawie, emëruar në vitin 2015 nga ish-presidenti Barack Obama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani