TIRANË – Largimi i LSI-së nga koalicioni nxjerr papritur në skenë, emrat e rinj të Qeverisë.

Eduard Selami pritet të jetë Ministri i ri i Punëve të Jashtme, në vend të Edmond Panaritit të LSI-së;
 
Tritan Shehu rikthehet ministër i Shëndetësisë, në vend të Vangjel Tavos.

Shpëtim Idrizi, ministri i ri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, në vend të Edmond Haxhinastos.

Nëse Selami dhe Shehu janë pjesë e Partisë Demokratike, mbetet me pikëpyetje nëse do të pranohet oferta nga Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së. 

Kryeministri Berisha pritet t'i bëjë të njohur emrat e ministrave të rinj në Qeveria, tani kur marrëveshja e LSI-së me Partinë Socialiste duket se është konsoliduar përfundimisht. 

I pyetur gjatë një konference shtypi sot pasdite, nga "A1Report!", për këta emra të përfolur tashmë në media, Kryeministri nuk konfirmoi asgjë duka ia lënë kohës së duhur. Por pak më herët, ai i tha gazetarëve gjatë një konference shtypi se " Është jashtë çdo imagjinate që një forcë politike të jetë edhe në qeveri, edhe në opozitë. Pati një moment kur shqiptarët, kryetarin e Bashkisë e kishin edhe Qeveri, edhe opozitë dhe e hoqën. Pra, në këtë moment, më shumë se kurrë, Qeveria duhet të jetë e plotë dhe kompakte për një moment kyç siç janë zgjedhjet e përgjithshme.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)