Ludovik Kola nga zona e Fushë-Arrëzit dhe Enkeledi Myrte nga fshati Braçanj i Devollit, megjithëse i kishin shpëtuar arrestimit nga policia, sërisht kërkonin të hynin nga Shqipëria në territon Grek, ku këtë herë qëllimi i tyre ishte të trafikonin automatikë kallashnikovë dhe një sasi të konsiderueshme droge. Dy të rinjtë që kishin krijuar njohje në një burg të Greqisë, në këtë tentativë trafiku, kishin marë me vehte dhe shtetasin Shpëtim Hidri.
Ky i fundit së bashku me të pandehurin tjetër Ludovik Kola, ka siguruar tre armë zjarri automatike kallashnikov një pistoletë Bereta, 32 fishekë pistolete dhe 286 fishekë të kalibrit 7.62 mm, katër krehëra metalikë për armët dhe 3 kg e 304 gram cannabis stativa. Të tre personat janë pikasur nga policia e Devollit në rrugën Vishocicë-Braçaj, shumë pranë kufirit dhe teksa është ushtruar një kontroll i imtësishëm, është arritur të gjendet sasia e armëve dhe sasia e drogës. Pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi dosjen në gjykatë ndaj tre të pandehurve të mësipërm duke i akuzuar për “Trafik i armëve dhe municioneve” mbetur në tentativë dhe “Trafik narkotikësh” mbetur në tentativë.
Myrte udhërrëfyes në kufirin e gjelbër
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personi që do u tregonte rrugën dy personave, do ishte devolliu Enkeledi Myrte. Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda nga hetimet e deritanishme rezulton e provuar se i dyshuari Ludovik Kola me banim në Pukë, ka rënë dakort me të pandehurin Shpëtim Hidri që të transportonin armë e drogë, në drejtim të kufirit të shtetit grek. Ditën e ngjarjes shtetasit Ludovik Kola dhe Shpëtim Hidri janë nisur nga Kurbini dhe pasi kanë mbëritur në qytetin e Bilisht, janë takuar me të dyshuarin Enkeledi Myrte me qëllim që ky i fundit tju tregonte rrugën për të kaluar në këmbë kufirin në mënyrë të paligjshme së bashku me sendet e kundraligjshme.
Shtetasi Ludovik Kola ka pasur njohje me shtetasin Enkeledi Myrte pasi kanë qënë së bashku vuanin dënimin në një burg të shtetit Grek, prej të cilit janë arratisur në muajin Maj të vitit 2016.Teksa tre personat janë afruar pranë kufirit, në segmentin rrugor Vishocicë-Braçanj,në datën 14 gusht 2016 rreth orës 11:40 është kryer kapja në flagrancë e shtetasve Shpëtim Hidri. Ludovik Kola dhe Enkeledi Myrte, të cilët kanë qënë duke udhëtuar në automjetin me targa AA 122 EH që drejtohej nga Shpëtim Hidri. Nga kontrolli i kryer automjetit janë konstatuar armët dhe droga dhe menjëherë është bërë arrestimi i menjëhershëm i tyre.
Myrte s’pranon akuzën e trafikut
Gjatë marjes në pyetje Enkeledi Myrte ka pohuar se nuk kishte asnjë dijeni për praninë e armëve në makinën e dy miqve të tij. Sipas Myrte, ai kishte hipur në makinë me ta, dhe i ka shoqëruar për të shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Braçanj, ku shoku i tij, Kola do vinte për vizitë. Por kjo alibi nuk është marrë në konsideratë nga prokuroria e cila vendosi ta akuzojë edhe atë për akuzën e “Trafik i armëve dhe municioneve” mbetur në tentativë dhe “Trafik narkotikësh” mbetur në tentativë. Pritet që në ditët në vijim në gjykatën e Krimeve të rënda, të nisë procesi gjyqësor kundër tre të pandehurve.
dy.b/shqiptarja.com