Nga e marta e 5 janarit 2021 Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një post që e mbajti vetëm për pak muaj kur u largua Ardian Dvorani. Prej vitit 2019 ky këshill ka përzgjedhur 6 gjyqtarët e rinj kushtetues që më në fund në përmbyllje të 2020-ës e bënë atë funksionale.
Sipas ligjit, KED me 9 anëtarë, riformatohet çdo vit duke nisur me trupën e re nga 5 janari. Shorti i hedhur në presidencë më 4 dhjetor 2020 e la Tushën jashtë KED.
Anëtarët e rinj të KED janë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh Fiona Papajorgji. Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Pupe pritet të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021, si gjyqtari më i vjetër.
Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, aktualisht drejtues në prokurorinë e përgjithshme. Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga gjyqtarët Astrit Kalaja dhe Elona Toro dhe prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi.
Rilinda Selimi do të jetë përfaqësuesja e gjykatës Administrative në KED, e cila nga 5 Janar do të mbajë mbledhjen e konstituimit për një mandat deri më 31 dhjetor 2021.
Pjesë e KED ishte edhe ish kryeprokurorja Arta Marku e cila përgjatë 2021 nuk do të jetë më. Këshilli i Emërimeve në drejtësi kontrollon, interviston, pikëzon e rendit listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese të cilën më pas ja përcjellë presidentit dhe parlamentit për emërim. Aktualisht Gjykatës Kushtetuese me në total i mungojnë 3 anëtarë që duhet të vijnë nga radhët e Gjykatës së Lartë.
Ervin Pupe dhe Vitore Tusha
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.2%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 535
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Partizani/ Ja pse Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë (DOKUMENT)
15 Janar, 18:50
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
Ne te senes te shkoje kokrra e korrupsionit me kene dhe pa nandat ne Kushteturse kete bibe
PërgjigjuI hodhi kopilet ne drejtesi kjo baxhella e Pashk Tushes dhe shkoi ne te semes....
PërgjigjuKeta qe nuk duan te bejne vaksinen nqse e ze Coviti mos i prekni me dore te shkojne ne te semes se shumica shpellare jane.....
PërgjigjuShkofte ne ts s'emes se futi ne kushtetuese nje mashtruese qe nuk ka bere veting dhe nuk ka punuar nje dite si gjyqtare por eshte militante e Nafije dybekut fallxhores se leshelise. Sonila bejtja juristja qe u be gjyqtare kushtetuese pa gjykuar nje gjyq.
PërgjigjuGruaja e Shkelzen Selimit te hequr si njeriu me negativ i Gjykates se Larte,perfaqeson figurat me te pastra te drejtesise??????Skam si ta kuptoj se ca lesh vetingu po behet tani????Po si duket kercet paraja????
Përgjigju