Një 32-vjeçar shqiptar i cili njihet si një nga dy kriminelet më të kërkuar për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos, është një nga autorët e grabitjes që ndodhi këtë të enjte në Ambelokipi, në Greqi.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për Eno Matën, i cili akuzohet për vrasjen e avokatit grek ngjarje e ndodhur në tetor të 2017-ës, i cili në bashkëpunim me një person mësohet se kanë grabitur këtë të enjte një dyqan argjendarie në Greqi.
Mediat greke bëjnë të ditur se oficerët e policisë që shqyrtuan videot nga kamerat e dyqanit identifikuan grabitësin shqiptar të pamaskuar, i cili ishte ai që kishte goditur vajzën e pronarit të dyqanit.
Përveç vrasjes së avokatit grek Mihalis Zafiropulos, që Eno Mata kreu bashkë me një person tjetër Ibrahim Brahimaj mësohet se 32-vjeçari shqiptar ka kryer dhe vjedhje të tjera , në dyqane bizhuterish dhe një bankë në Messina ku më pas ai ishte arratisur më makinë në Messini. Në vjedhjen e kryer në një dyqan argjendarie në Zagrafou të ndodhur në vitin 2018-të , ai kishte lënë një shënim me pseudonimin “Maradona Fluturues” në të cilën ai thoshte se s’kishte të bënte me rastin e vrasjes së Zafeiropoulos për policinë ku vinte në dijeni se është hajdut, por jo vrasës.
-
Po Si ka munsi Si mbas policis greke pasen marr pjese me vra ni njeri gjysma e shqiptarve qe jetojn ne Greqi te mutit.
Përgjigju -
Po si i akuzuar per vrasjen evokatit ne vend qe te zhduket Po vazhdon vjedh argjendari??? Ik ne burg tashi te vrasin si shokt tu
Përgjigju










Komente
Komento