'Dogjën mandatet se SHBA i hoqi vizën Saliut'/ Veliaj: Mund të vini me molotov, ne do qeverisim edhe Kamzën

'Dogjën mandatet se SHBA i hoqi vizën Saliut'/ Veliaj: Mund të vini me molotov, ne do qeverisim edhe Kamzën

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur se Tirana nuk e ul kokën.

“Tirana nuk e ul kokën kurrë. Pasi të mbaroni çmendurinë tuaj, Tirana do të jetë prapë xixë. Kur të mbarojë data 30 qershor, PS do të qeverisë Shkodrën. Mund të vini me molotov, mund të vini me fishekzjarre, por pas datës 30, PS do të qeverisë Kamzën. Mund të vini me kapsolla, me tulla, por në 30 qershor PS do qeverisë edhe Lezhën, mund të vini me gangstera, PS do qeverisë Matin, mund të vini me dhunë, por PS do qeverisë Mallakastrën, Skraparin, mund të vini me kuaj, me biçikleta, por në datën 30 qershor, PS do qeverisë Gjirokastrën. Mund të vini si të doni, dhe bëni çfarë të doni, PS do të qeverisë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”, tha Veliaj.

Kandidati i së majtës theksoi se 30 qershor qytetarët e Tiranës e kanë të qartë zgjedhjen, pasi do të vendosin para interesin e familjeve dhe të fëmijëve të tyre.

“Ky është momenti ynë për të vazhduar punën e nisur dhe për t’ju bashkuar skuadrës fituese të Edi Ramës në të 61 bashkitë në të gjitha këshillat, në 30 qershor nr. 30 dhe nr. 2 për një mandat të dytë në krye të Tiranës nën drejtimin e duhur. Tirana është e jona për dashurinë ndaj familjeve tona, fëmijëve tanë, vëllezërve. Forca për një fitore spektakolare”, theksoi Veliaj.

Veliaj u shpreh se opozita e sotme është peng e Sali Berishës. Sipas tij ishte pikërisht heqja e vizës që SHBA i bënë Berishës arsyeja e vërtetë sepse opozita u largua nga Parlamenti dhe vendosi të zbresë në rrugë.    

“Meqë po flisja për Amerikën nuk besoj se është sekret, ikën nga Parlamenti sepse Saliut i hoqën vizën. Dhe kur Amerika të heq vizën sigurisht që luan nga fiqiri”, tha Veliaj.

Dhe kjo sipas tij për vet faktin se Berisha në gati 30 vite pluralizëm politikë ka treguar se është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm për interest e tija politike dhe personale. 

“Tani pse një plaku që siç e tha Blerina i ka bërë Shqipërisë gjithë këto të liga? Duke filluar se si një ish-komunist u bë antikomunist dhe futi përçarjen dhe vëllavrasjen mes nesh, se si shkatërroi Shqipërinë në 1992, se si i degjeneroi njerëzit. Nuk rrahu vetëm socialistë në 1996, por çfarë t’i dilnin përpara, me gazetarë e me të huaj. Dogji gazeta.

Gjysma e varrezave që kemi sot janë të gjithë me një datë. Viti 1997. Shqiptarë me shqiptarë duke u vrarë për njëri-tjetrin, ndërkohë që ai krekosej si kaposhi mbi pleh dhe thoshte lekët janë të sigurta, kjo është Zvicra jonë dhe i pa shqiptarët të vriteshin me njëri-tjetrin. Mbaroi 1997, në 1998 me antitank, bjeri shqiptarëve me shqiptarë të tjerë. Ishte kohë kur në Tiranë i thonin Tanksi, sepse vajtën morën tanket në gardë. Ishte Amerika që ndërhyri që të ktheheshin tanket. Kujtoni Gërdecin. Dhe aty kuptoni se çfarë janë gati të bëjnë këta kur kanë pushtet”, - u shpreh Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja