Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar “incidentin” e ndodhur gjatë një aktiviteti të Bashkisë së Tiranës, të zhvilluar në Akademinë e Arteve, ku pak pas nisjes u shkëput energjia elektrike.
 
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se  sot, si pasojë e një defekti teknik në fidrin nr.201, mbeti pa energji  elektrike zona rreth sheshit “Nënë Tereza”, përfshi edhe Akademinë e  Artave, ku Bashkia e Tiranës po zhvillonte analizën vjetore. Me tu njoftuar, grupet e punës morën masat urgjente, duke sjellë brenda  një kohe të shkurtër gjeneratorin, duke risjellë furnizimin me energji  elektrike”, theksohet në reagimin e OSHEE.
 
Sipas kësaj kompanie Bashkia e Tiranës nuk ishte njoftuar për organizimin  e këtij aktiviteti. OSHEE thekson se institucioneve shtetërore të bëjnë  me dije operatorin për aktivitetet, në mënyrë që OSHEE të marrë masat e  nevojshme për rastet e defekteve, pa qenë nevoja t’i “kthejmë problemet  teknike në politike”.




Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)