Largimi i dy këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës ka sjellë reagimin e kryetarit të degës së PD-së, Ronald Bejko. Bejko, nëpërmjet një reagimi në Facebook, e konsideron aktin e sotëm të këshilltarëve socialistë puç të shëmtuar institucional.
Ky akt që ka bërë sot Grupi i Këshilltarëve socialistë dhe dy të rrekrutuarat e rradhës nga rradhët e LSI është thjesht një PUÇ i shëmtuar institucional….Me prishjen e koalicionit me LSI, Partia Socialiste ka humbur shumicën në këshill, kështu që nxori nga arsenali skenaret e zeza të traditës komuniste që aty ku nuk hyn luajaliteti, hyn blerja, ku nuk hy blerja hyn shantazhi, ku nuk hyn shantazhi hyn dhuna.
Roland Bejko, kryetar i PD në Gjirokastër
Reagimi i plotë i Roland Bejkos:
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK DHE MEDIAT
Dëshiroj ti bëj me dije gjithë opinionit publik se sot, ditën e mërkurë dt. 30 Maj 2018 nëpërmjet mediave lokale jam njohur me një lajm se në një mënyrë krejt ilegale na qenëkërka mbledhur Këshilli i Bashkisë Gjirokastër, por që askush nga këshilltarët e PD nuk ka pasur dijeni. Ndërsa sipas një njoftimi publik të LSI-së Gjirokastër dy këshilltare nga grupi i tyre kanë qenë prezent në të ashtuquajturën mbledhje.
Në bazë të Ligjit për Vetqeverisjen Vendore mbledhjen e Këshillit e thërret Kryetari i Këshillit dhe në mungesë të tij Zv/kryetari.
Njoftimet për mbledhjen i bën Sekretari i Këshillit jo më pak se 5 ditë nga dita e zhvillimit të mbledhjes. Sekretari mban dhe protokollin e mbledhjes.
Përderisa këtë mbledhje nuk e ka thirrur as Kryetarja e Këshillit Bashkiak Gjirokastër, as Zv/ kryetarët, atëherë kush e ka thirrur?!!
Në këto kushte kjo e ashtuquajtur mbledhje këshilli është e paligjshme dhe për pasojë çdo vendim i marrë në të është NUL si vetë nulat që e kanë mbledhur nën urdhërat e Partisë Socialiste.
Nga fotua që pashë në një portal lokal e ashtuquajtura mbledhje e këshillit bashkiak dhe të ashtuquajturit të mbledhur në këtë mbledhje më ngjanë me ato celulat ilegale të kasolles së Galigatit për të cilat fliste Tarasi, apo me ato mbledhjet e komunarëve të Komiteteve të Shpëtimit Publik të Revolucionit Francez ku Jakobinët mernin vendimet e kobshme për prerjen e kokës së mbëretit dhe prejet e kokëve të kundërshtarëve politikë.
Ky akt që ka bërë sot Grupi i Këshilltarëve socialistë dhe dy të rrekrutuarat e rradhës nga rradhët e LSI është thjesht një PUÇ i shëmtuar institucional.
Një parti serioze operon me ligje dhe sipas ligjeve. Një parti partizane dhe karragjoze vepron në këtë mënyrë, duke rekrutuar këshilltarë me forma të ndryshme për të bërë një mazhorancë që nuk e ka nga vitat e qytetarëve, por as nga luajaliteti i aleancave politike.
Me prishjen e kualicionit me LSI, Partia Socialiste ka humbur shumicën në këshill, kështu që nxori nga arsenali skenaret e zeza të traditës komuniste që aty ku nuk hyn luajaliteti, hyn blerja, ku nuk hy blerja hyn shantazhi, ku nuk hyn shantazhi hyn dhuna. Dhe kështu mesaduket ja doli që me këto metoda ti merte 4 këshilltarë LSI dhe 1 PDIU pasi nuk i shkoi shantazhi, joshja, apo dhuna me nënkryetarin e këshillit z. Gramoz Braho.
Nëse PS pas blerjeve, shantazheve, apo joshjeve, metoda që e kanë zanafillën e tyre që në gjenezë të saj në vitin 1941, ka bërë të mundur të rifitojë shumicën në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër, atëherë mund të priste mbledhjen e rradhës, apo një mbledhje jashtë rradhe të thirrur nga Kryetarja e Këshillit legjitime, me një rend dite, ku do njoftoheshin të gjithë këshilltarët të paktën 5 ditë para nga Sekretari po legjitim i Këshillit.
Për këtë shkelje të rëndë,për këtë puç institucional dikush do përgjigjet përpara ligjit.
PS: Këtu më poshtë janë dhe nenet përkatëse për thirrjen dhe zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak sipas Ligjit për Vetqeverisjen Vendore.
NENI 53
…………….
3. Këshilli mblidhet në çdo rast:
a) me kërkesën e kryetarit të bashkisë;
b) me kërkesën me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij;
c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve
të tij.
4. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për
mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi
përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.
5. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.
6. Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i
mëparshëm bashkiak ushtron kompetenca të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të
situatave emergjente.
7. Mbledhja e këshillit bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të
• gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për
marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 55 të këtij ligji.
8. Mbledhjet e këshillit pasqyrohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe e vërtetimit të tij përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi
Neni 56
Kryetari i këshillit bashkiak
1. Kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit bashkiak zgjidhen nga radhët e anëtarëve të
këshillit. Propozimi për shkarkimin e tyre bëhet me shkrim nga të paktën një e treta e
anëtarëve të këshillit.
2.Kryetari i këshillit kryen këto detyra:
a) thërret mbledhjen e këshillit, në përputhje me nenin 53 të këtij ligji;
b) drejton mbledhjet e këshillit, në përputhje me rregulloren e tij;
c) nënshkruan aktet që nxjerr këshilli;
d) kryen detyra të tjera, të përcaktuara në rregulloren e këshillit.
3. Në mungesë të kryetarit të këshillit, detyrat e tij i kryen zëvendëskryetari.
Lajmi kryesor: