Gjirokastër, LSI-së i ikin dy këshilltarë, shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak, e sapozgjedhura e PD

Gjirokastër, LSI-së i ikin dy këshilltarë, shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak, e sapozgjedhura e PD

Këshilli Bashkiak Gjirokastër, gjatë një mbledhje

Vijojnë suprizat politike në Bashkinë e Gjirokastrës, aty ku së fundmi koalicioni PD-LSI ka marrë një tjetër goditje në mbledhjen e ditës së sotme. Dy këshilltarë të LSI-së, Vjollca Koko dhe Monda Kllapi vendosën të qëndrojnë në mbledhje duke bashkuar votat me PS-në për shkarkimin e kryetares së këtij këshilli, Mimoza Çomo, e cila u zgjodh disa javë më parë si përfaqësuese e PD-së.

17 këshilltarët e pranishëm në mbledhje zgjodhën në krye të këshillit, mjeken Vjollca Koko, e cila është përfaqësuese e LSI-së në Këshillin Bashkiak. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSI-së në Gjirokastër që e cilësojnë zhvillimin e sotëm si shenjë e demokracisë brenda partisë.

Reagimi i plotë i LSI Gjirokastër:

Lsi Gjirokastër, e qartë në misionin dhe vizionin e saj, ka treguar gjatë gjithë kohës maturi dhe qetësi përkundër sulmeve që i janë bërë pa ndërprerje.

Kjo parti, pavarsisht shpifjeve që hapen vazhdimisht ndaj saj për shkak të frikës që kanë “të mëdhenjtë”, ka ditur të ruajë orientimin dhe i ka qëndruar besnike qëllimeve të veta.

Një nga arsyet se përse qëndron kaq fort përballë partive të tjera që e rivalizojnë është se në ndryshim nga ato, LSI i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të demokracisë brenda saj.

Tek LSI mendimi ndryshe do të thotë zhvillim. I tillë ishte edhe rasti i ngjarjeve të fundit në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër ku dy këshilltare përfaqësuese të LSI kanë marë një venfim personal për të mos mbështetur shumicën e grupit të këshilltarëve të LSI.

E kuptojmë perceptimin e komunitetit se shumica e vendimeve që merren në parlamentin e qytetit merren në zyrat e partive por në rastin tonë njerëzit janë të lirë në vendimet e tyre dhe kjo nuk do të thotë aspak se ato janë larguar nga përfaqësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nuk është aspak serioze që një herë na akuzojnë se ju bëjmë presion këshilltarëve pastaj akuzojnë këshilltarët që veprojnë ndryshe nga ajo që presin si tradhëtarë.

Përfundimisht znj. Koko dhe Kllapi kanë vepruar sipas vendimit të tyre personal duke marë pjesë dhe duke votuar në një mbledhje që lë dyshime për legjimitetin e saj, pra nuk kanë vepruar sipas një vendimi politik, por kjo nuk i përjashton aspak nga LSI.

Ato janë dhe ngelen përfaqësueset tona. Ka ardhur koha të mësohen të gjithë me demokracinë brenda partise. Urojmë që këtë demokraci të kenë edhe partitë e tjera.

Nga LSI kush ishte për tu larguar, u largua, partia u pastrua dhe në vazhdim ne po rritemi sepse rreth nesh po afrohen ata që besojnë në parimet tona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Ikja e këshilltarëve të LSI në Gjirokastër, kreu i PD: Puç institucional nga PS-ja

Largimi i dy këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës ka sjellë reagimin e kryetarit të degës së PD-së, Ronald Bejko. Bejko, nëpërmjet një reagimi në Facebook, e konsideron aktin e sotëm të këshilltarëve socialistë puç të shëmtuar institucional.

Ky akt që ka bërë sot Grupi i Këshilltarëve socialistë dhe dy të rrekrutuarat e rradhës nga rradhët e LSI është thjesht një PUÇ i shëmtuar institucional….Me prishjen e koalicionit me LSI, Partia Socialiste ka humbur shumicën në këshill, kështu që nxori nga arsenali skenaret e zeza të traditës komuniste që aty ku nuk hyn luajaliteti, hyn blerja, ku nuk hy blerja hyn shantazhi, ku nuk hyn shantazhi hyn dhuna.

Roland Bejko, kryetar i PD në Gjirokastër

Reagimi i plotë i Roland Bejkos:

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK DHE MEDIAT

Dëshiroj ti bëj me dije gjithë opinionit publik se sot, ditën e mërkurë dt. 30 Maj 2018 nëpërmjet mediave lokale jam njohur me një lajm se në një mënyrë krejt ilegale na qenëkërka mbledhur Këshilli i Bashkisë Gjirokastër, por që askush nga këshilltarët e PD nuk ka pasur dijeni. Ndërsa sipas një njoftimi publik të LSI-së Gjirokastër dy këshilltare nga grupi i tyre kanë qenë prezent në të ashtuquajturën mbledhje.

Në bazë të Ligjit për Vetqeverisjen Vendore mbledhjen e Këshillit e thërret Kryetari i Këshillit dhe në mungesë të tij Zv/kryetari.

Njoftimet për mbledhjen i bën Sekretari i Këshillit jo më pak se 5 ditë nga dita e zhvillimit të mbledhjes. Sekretari mban dhe protokollin e mbledhjes.

Përderisa këtë mbledhje nuk e ka thirrur as Kryetarja e Këshillit Bashkiak Gjirokastër, as Zv/ kryetarët, atëherë kush e ka thirrur?!!

Në këto kushte kjo e ashtuquajtur mbledhje këshilli është e paligjshme dhe për pasojë çdo vendim i marrë në të është NUL si vetë nulat që e kanë mbledhur nën urdhërat e Partisë Socialiste.

Nga fotua që pashë në një portal lokal e ashtuquajtura mbledhje e këshillit bashkiak dhe të ashtuquajturit të mbledhur në këtë mbledhje më ngjanë me ato celulat ilegale të kasolles së Galigatit për të cilat fliste Tarasi, apo me ato mbledhjet e komunarëve të Komiteteve të Shpëtimit Publik të Revolucionit Francez ku Jakobinët mernin vendimet e kobshme për prerjen e kokës së mbëretit dhe prejet e kokëve të kundërshtarëve politikë.

Ky akt që ka bërë sot Grupi i Këshilltarëve socialistë dhe dy të rrekrutuarat e rradhës nga rradhët e LSI është thjesht një PUÇ i shëmtuar institucional.

Një parti serioze operon me ligje dhe sipas ligjeve. Një parti partizane dhe karragjoze vepron në këtë mënyrë, duke rekrutuar këshilltarë me forma të ndryshme për të bërë një mazhorancë që nuk e ka nga vitat e qytetarëve, por as nga luajaliteti i aleancave politike.

Me prishjen e kualicionit me LSI, Partia Socialiste ka humbur shumicën në këshill, kështu që nxori nga arsenali skenaret e zeza të traditës komuniste që aty ku nuk hyn luajaliteti, hyn blerja, ku nuk hy blerja hyn shantazhi, ku nuk hyn shantazhi hyn dhuna. Dhe kështu mesaduket ja doli që me këto metoda ti merte 4 këshilltarë LSI dhe 1 PDIU pasi nuk i shkoi shantazhi, joshja, apo dhuna me nënkryetarin e këshillit z. Gramoz Braho.

Nëse PS pas blerjeve, shantazheve, apo joshjeve, metoda që e kanë zanafillën e tyre që në gjenezë të saj në vitin 1941, ka bërë të mundur të rifitojë shumicën në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër, atëherë mund të priste mbledhjen e rradhës, apo një mbledhje jashtë rradhe të thirrur nga Kryetarja e Këshillit legjitime, me një rend dite, ku do njoftoheshin të gjithë këshilltarët të paktën 5 ditë para nga Sekretari po legjitim i Këshillit.

Për këtë shkelje të rëndë,për këtë puç institucional dikush do përgjigjet përpara ligjit.

PS: Këtu më poshtë janë dhe nenet përkatëse për thirrjen dhe zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak sipas Ligjit për Vetqeverisjen Vendore.

NENI 53
…………….
3. Këshilli mblidhet në çdo rast:
a) me kërkesën e kryetarit të bashkisë;
b) me kërkesën me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij;
c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve
të tij.
4. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për
mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi
përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.
5. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.
6. Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i
mëparshëm bashkiak ushtron kompetenca të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të
situatave emergjente.
7. Mbledhja e këshillit bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të
• gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për
marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 55 të këtij ligji.
8. Mbledhjet e këshillit pasqyrohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe e vërtetimit të tij përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi

Neni 56

Kryetari i këshillit bashkiak
1. Kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit bashkiak zgjidhen nga radhët e anëtarëve të
këshillit. Propozimi për shkarkimin e tyre bëhet me shkrim nga të paktën një e treta e
anëtarëve të këshillit.

2.Kryetari i këshillit kryen këto detyra:
a) thërret mbledhjen e këshillit, në përputhje me nenin 53 të këtij ligji;
b) drejton mbledhjet e këshillit, në përputhje me rregulloren e tij;
c) nënshkruan aktet që nxjerr këshilli;
d) kryen detyra të tjera, të përcaktuara në rregulloren e këshillit.
3. Në mungesë të kryetarit të këshillit, detyrat e tij i kryen zëvendëskryetari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 30/05/2018 19:05

    mesa duket cizmeparticka e shoreve te heremit veror te Jales po iken per lesh,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?