Ikja e Laços, Nishani: Ishte një nga
zërat kryesor në jetën parlamentare

Ikja e Laços, Nishani: Ishte një nga<br />zërat kryesor në jetën parlamentare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Teodor Laços ku në mesazhin e tij ai ka thënë se Laço ishte një nga zërat më kryesor të jetës parlamentare shqiptare.
 
Nishani ka vlerësuar kontributin e të ndjerit në letërsi, por edhe në politikën shqiptare ku ka thënë se puna e tij ka lënë pas një trashëgimi të pasur për brezat që vijnë.

Mesazhi ngushëllues i Presidentit Bujar Nishanit
“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të intelektualit të nderuar Teodor Laço, një prej shkrimtarëve më të shquar dhe përfaqësues të letërsisë bashkëkohore shqiptare, që përveç përvijimit të një profili modern në krijimtarinë letrare, nuk u tregua indiferent edhe ndaj zhvillimeve demokratike, duke u kthyer në një nga zërat kryesore në jetën parlamentare shqiptare.Me përgjegjësinë e ngarkuar si ministër i kulturës, Teodori shpalosi një tjetër përmasë të portretit të tij, duke ruajtur krejt infrastrukturën kulturore e duke zhvilluar politika të mirëfillta për trashëgiminë kulturore dhe artistike shqiptare si pjesë autentike e identitetit tonë kombëtar.  I përjetshëm qoftë kujtimi i Teodorit dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!” 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë