Ndryshime në disa poste drejtuese. Në vendimet e djeshme të publikuara në faqen e Këshillit të Ministrave vërehen ndryshime në disa poste zv.ministrash etj. Kështu është emëruar prefekt i qarkut të Durrësit Genc Juka duke zëvendësuar Genc Alizotin që dha dorëheqjen pas largimit të LSI nga koalicioni.
Një vendim tjetër është ai i emërimit si zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kreshnik Çollaku, i cili më parë ka qenë përfaqësuesi shqiptar në Uashington, njeriu që ka qenë i ingranuar në sektorin e diplomacisë kohë më parë. Ai zëvendësoi përfaqësuesin e LSI në këtë post Selim Belortaja.
Një vendim tjetër është ai i emërimit si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare të Basir Çollaku, i cili ka punuar në mediat shqiptare dhe që zëvendëson në këtë post Gëzim Podgoricën që dha dorëheqjen më parë.
Vendimi tjetër ka të bëjë me emërimin në postin e zëvendësministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Sajmir Hoxha. Ndërkohë që është emëruar Flamur Kuçi si zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit, i cili zëvendëson në këtë post Ylli Manjanin që dha dorëheqjen pas ikjes së LSI.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com