Ikja e Thaçit nga PDK,Kadri Veseli
ushtrues detyre si kryetar i partisë

Ikja e Thaçit nga PDK,Kadri Veseli<br />ushtrues detyre si kryetar i partisë
Kadri Veseli është zgjedhur si ushtrues i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, pas ikjes së Hashim Thaçit nga ky post, pas zgjedhjes së tij si President i Kosovës.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike ka qenë ai që ka votuar në mënyrë unanime që nënkryetari Kadri Veseli të jetë ushtrues detyre deri në konventën zgjedhore të kësaj partie.

Me propozim të sekretarit të PDK-së Basri Musmurati, Këshilli Drejtues vendosi që Konventa Zgjedhore të mbahet më 7 Maj 2016.

Enver Hoxhaj në hapjen e takimit tha se kjo është mbledhja e parë pas 15 viteve që po e mbajmë pa kryetarin Thaçi.

Ndërsa nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi në fjalën e tij ndër të tjera u shpreh se PDK ndihet krenare që i dha   vendit presidentin.

Fjalën e mori gjithashtu kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së e cila tha se në rast mungese, apo pamundësie tjetër që kryetari të ushtroj detyrën, atë e zëvendëson zëvendëskryetari.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve