IKMT aksion në Krujë, prishen furrat e paligjshme të gëlqeres

IKMT aksion në Krujë, prishen furrat e paligjshme të gëlqeres

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka rifilluar aksionin për prishjen e furrave të paligjshme të gëlqeres në zonën e Krujës.

Prej kohësh Kruja është kthyer në një problem për mjedisin nga këto furra ku edhe pse janë marrë masa dhe shumë prej tyre janë shembur, përsëri aktiviteti vijon.

IKMT së fundmi ka njoftuar se prej dy ditësh ndodhen në terren në Krujë dhe deri më tani ka shembur 10 furra për prodhim të paligjshëm të gëlqeres. Disa prej objekteve të prishura ishin ndërtuar rishtas nga poseduesit e tyre.

"IKMT prej dy ditesh ne zonen e Krujes ne aksionin per prishjen e furrave te paligjshme te gelqeres. Deri tani jane prishur dhjete te tilla, mes tyre disa te rindertuara pas aksionit te IKMT para pak javesh..." shkruan IKMT.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë