Velipojë - Gjatë ditës së sotme IKMT ka prishur dy lokalet dy katëshe që ishin ndërtuar pa leje në zonën e Rrjollit në Velipojë.

Bëhet fjalë për lokalin “Vala e Detit” ndërsa për lokalin e dytë nuk është publikuar ende emri.

Të dy lokalet kishin marrë paralajmërim por nuk morën asnjë masë për dokumente. IKMT ka hasur kundërshtimin e pronarëve të lokalit por aksioni ka vazhduar deri në përfundimin e prishjes.

[gallery]25091[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com