Thethi është vendosur sërish në qendër të aksionit të IKMT-së. Sot fadromat dhe buldozerët nisen fazën e dytë të shembjeve. Janë 35 shtëpi që banorët i kanë ngritur në tokat e veta por pa leje ndërtimi. Banorët e Thethit kanë kundërshtuar aksionin por nuk janë shënuar incidente.
Në këtë kontekst ka reaguar edhe famullitari i Thethit, Frat Kastriot Demaj, i cili i është drejtuar qeverisë per ndalimin e shembjeve.
Ai thekson se banorët e zonës kanë të drejtë të pajisen me dokumente pronësie për shtëpitë dhe tokat e trashëguara prej të parëve të tyre.
“Jeta dhe dinjiteti i njeriut duhet të mbizotërojë mbi interesat administrative”, shkruan ai.
Kjo është faza e dytë e aksionit, që do ta çojë në 100 numrin e objekteve të shembura në Theth, pasi 70 u shemben gjatë korrikut.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga faza e dytë e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, Shkodër.
Kreu i qeverisë paralajmëron se “kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet”.
”Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”,- shkruan Rama.

Teksa IKMT po vijon me shembjen e objekteve pa leje në Theth Famulltari i kësaj zone i ka bërë thirrje qeverisë që mos të ndërmerret asnjë lloj aksioni për shkatërrimin e kasolleve prej druri, të ndërtuara për mikëpritjen e turistave apo i shtëpive për banim.
Në letrën drejtuar qeverisë ai nënvizon se banorët duhet të pajisjen me dokumenta pronësie për tokat dhe shtëpitë që kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre.
Kërkesa e plotë:
REAGIM NË LIDHJE ME SHKATËRRIMIN E SHTËPIVE NË THETH
Drejtuar: Qeverisë së Shtetit Shqiptar.
E kam detyrim, nën shembullin e Famullitarve, që i kanë shërbyer zonës së Shalës dhe krejt Dukagjinit përgjatë shekujve, në luftë e në paqe, në gëzime e në hidhërime, të them fjalën time në lidhje me shkatërrimin e shtëpive dhe kasolleve të drurit në Theth në muajin korrik, e siç po përflitet, për një aksion të dytë shkatërrimi.
Prandaj, si Famullitar i Thethit dhe i fshatrave të tjerë përreth (Nderlysaj, Breg- Lumi, Lekaj, Abat, Gimaj, Lotaj), bëj thirrje që të mos ndërmerret më asnji lloj aksioni për shkatërrim të kasolleve prej druri, të ndërtuara për mikëpritjen e turistave apo i shtëpive për banim. E në të njëjtën kohë bëj thirrje për pajisjen me dokumenta pronësie të shtëpiave dhe tokave, që kanë trashëguar banorët e Thethit dhe krejt Dukagjinit, prej t'Parëve të tyne, proçes që tashmë ka nisur dhe është në fazen fillestare. Eshtë e drejtë natyrore që çdokush që ka të trashëguar shtëpinë dhe tokën, të ketë edhe dokumentin përkates. Nëse një ligj pengon banorët e Thethit të mos pajisen me dokumenta pronësie, për shtëpitë dhe tokat e tyre, ai është një ligj që cenon të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, e si i tillë, nuk duhet të jetë. Alpet kanë bukurinë e vet, por më së pari jeta dhe dinjiteti i njeriut.
Duke e përmbyllur këtë reagim, ju ftoj që fadromat t'i përdorni për me hapë rrugë e për të krijuar kushte të përshtashme për jetëse në Dukagjin, ashtu siç keni nisë të veproni, me rinovimin e rrugës që përshkon krejt Dukagjinin, duke filluar nga Prekali, e jo të bëni të njëjtin gabim, si në korrik, duke shkatërruar me fadroma shtëpitë dhe kasollet e drurit në Theth.
Jepuni mundësinë banorve të Shalës dhe krejt Dukagjinit t'i rinovojnë shtëpijat e vjetra, të braktisura për shkak të kushteve të vështira të jetesës, sepse me ndërtimin e rrugës, banorët do të kenë mundësi të rikthehen në tokat e t'Parëve të tyre. E me ndërtimin e rrugës, edhe turizmi do të rritet në krejt zonen e Dukagjinit, pasi çdo fshat i Dukagjinit, ashtu si Thethi, ka bukurinë e vet, që do të shihet më qartë kur rruga të bëhet e përshtatshme për të gjitha mjetet automobilistike.
Duke shpresuar që nuk do të bëhet edhe një herë gabimi i korrikut, pres një reagim pozitiv nga ana e autoriteve përgjegjëse.
FR KASTRIOT DEMAJ, O.F.M.
Famullitar i Theth-Breglumi

Komente







Grabit toka në qytet . Grabit toka në mal
PërgjigjuMendoj qe po veprohet gabim. Se pari, nje vend sado i bukur nuk duhet gje pa banoret e perhershem, pasi turistet ashtu sic vijn, ashtu ikin. Se dyti, mendoj qe ndertimet pa leje jane bere normalitet (1.5 milion ne total), ato qe jane bere duhen vendosur brenda nje projekti urbanistik ( qe nuk u be kurre).Nuk eshte logjike qe pasuria e nje populli te shperdorohet,Nderto dhe shkaterro, ku do vemi keshtu.
PërgjigjuOre famulltar qe thua ( i kane tokat e trasheguara), ne fakt i kane te grabitura dhe te mbrojturq me arme nga vellezerit dhe motrat e tyre se ajo toke qe kane nuk u perket vetem atyre psh jane 4 vellezer dhe 3 jetojne ne keneten e durresit dhe 1 ka zaptuar token e tyre pra e ka marre padrejtesisht dhe ka ndertuar nje kasolle dhe thot eshte toka e trasheguar , e trasheguar eshte por e te gjith fisit jo vetem njerit.
PërgjigjuNuk ka Shqipetar qe nuk ka jetu jashte, te gjithe e dine qe pa leje nuk ndertohet. Po a ka gisht ketu prifti, eksponent te pd, ps apo bajraktari ? Ore njerez mos degjoni te tjeret se jeni ju qe humbni te gjitha dhe asnje tjeter.
PërgjigjuPërdhosie e velandonit të shërbëtorit të ZOTIT.Asgjë më pak se se SHKATËRUESIT e ambietit,dhe Traditës(kulturës së ndërtimit).
Përgjigju100 fazën e parë, 30 fazën e dytë, plus sa ka edhe me leje i bie që Thethi paska qenë ndër qytetet e mëdha e nuk e paskemi ditur. E paskan mbytur atë të shkretë luginë të mrekullueshme sa gjynah…!!! Por akoma më shumë gjynah është kur shikon dhe “njeriun e Zotit”, që ndërhyn për të mos mbrojtur natyrën, e cila në vetëvete është Zoti. Hajde merre vesh me kë është prifti, me njeriun mëkatar, apo me Zotin…!!!
Përgjigju