Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër pishine në brezin bregdetar të Golemit. Pishina dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire. 

Vetëm pak ditë më parë, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh.

Edhe në Himarë në IKMT shembi një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160 m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në Dhërmi.

Në një njoftim zyrtar të institucionit thuhet se “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve”.