Ikonat bizantine të Shën Palit

Ikonat bizantine të Shën Palit
Shën Pali Arbëresh. Vendet e kultit të këtij komuniteti  arbëresh  janë qendra të  riteve dhe ikonografisë bizantine. Fjala  “Ikonë” vjen  nga greqishtja  "eikon"  që do të thotë imazh, portrete fetare të pikturuara në dru. "Ikona është rezultat i traditës fetare,  është një vepër e artit të medituar gjatë, punuar  me durim nga brezat", thotë Rosellina Mele, një artiste e re në Shën Pali, e cila ka korrur  sukses në këtë art fetar.

Diplomuar në Institutin e Artit "Pier De La Francesca" në Arezzo të Toskanës , zbuloi pasionin e saj për artin e vjetër  bizantin  dhe veccanërisht  teknikën e veccantë e përdorur për  të realizuar ikona me pigmente dhe produkte natyrore. E frymëzuar nga figura simbolike dhe plot  mister, ndjek kursin pranë Curia Ecumenica në Romë ku merr dhe titullin e Ikonografes.

“Ikonografia kërkon përgatitje dhe kjethlltësinë e thellë të mendjes dhe trupit, shton artistja e re duke thënse detajet e ikonës nuk janë asnjëherë të tepërta ose thjesht dekorative,  ata gjithmonë kanë një kuptim të saktë: psh. tre yjet që zbukurojnë “ maforion” e Theotokos simbolizojnë virgjërinë e përjetshme  si dhe arka e gurit  në shpellën ku është vendosur Jezusi në ikonën e Lindjes që parashikon vdekjen.

"Në realizimin e  një ikonë,  zgjedhja e drurit duhet bërë  me kujdes: duhet të jetë e fortë   pa nyje, si përshembull druri i limës apo i qershisë, etj. Për  të forcuar ikonën  dhe për të eliminuar  deformimet me kalimin e kohës,  përshtaten në pjesën  e saj të prapme ristela  prej druri. Më pas vazhdohet me gërmimet mbi drurin në mënyrë që të krijohet  një kornizë  e  ngritur në skajet, që përveç për të mbrojtur pikturën, shënon ndarjen ndërmjet qiellit dhe tokës në të cilën është vendosur imazhi.

Më pas vizatohet me dorë të lirë, duke aplikuar edhe fletë të holla ari (që simbolizojnë  dritën e krijuar nga Zoti) që janë të lëmuar dhe të veshura me llak. Pikturimi i  Ikonës është  ndriçimi:  është mbivendosja e shumë ngjyrave  që ndryshojnë nga më e  errëta deri tek më e hapura duke krijuar një prespektivë të  larmishme. Paleta e ikonografit është bërë tërësisht nga  pigmente natyrore ku në shumicën e rasteve janë me prejardhje minerale.

Ikonat janë konsideruar si vepra të vetë Zotit që  shprehin përsosmërinë e tij përmes duarve të  Ikonografit. Në fund të procesit të pikturimit, vepra është  gati për bekimin që do të japë më pas edhe kualifikimin  "Ikonë" dhe fuqinë për të kryer mrekullira, dhe pa “Bekimin” do të kishim vetëm  një copë druri të lyer. Është vepër e Frymës së Shenjtë që nëpërmjet Kishës, e bën atë ikonë të pikturuar me  shumë kujdes, një "sakrament", një mjet  efektiv të  Hirit Hyjnor.

Si pjesë e artit ikonografik ekziston një numër i konsiderueshëm i "llojeve" të ikonave të dedikuara për Virgjëreshën  (me Jezusin  fëmijë, duke u lutur ose  mbi fron), shenjtorëve, festave (Krishtlindjet,  Pashkët dhe kështu me radhë.) Më karakteristike është ikona e  Lindjes.

Në shpellë,  fëmija i  mbështjellur, sikur ka vdekur, në qendër të skenës Maria, me shikimin e  pikëlluar, tashmë e  vetëdijshme për fatin që i pret fëmija shtrihet mbi një  një mantel të kuq, dhe  drejtohet  nga  pastorët, simbol i njerëzimit që nuk janë në  gjendje për të kuptuar ardhjen e Mesias.
 
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
 
Ikonat bixantine e Shën Paljit
 
Ikona është vizjuna e jetës e Tënzon te qiellëza e kush e kontemplar hyn tek kjo jetë e privilexhartur.

Shën Palji i Aljbëreshve. Kljishat  e kësaj komunitate  lukane janë çendre me ritualitata bixantine e ikonashë. Ikona ka gljuha greke “eikon” vjen me thënë “immagine, raffigurazione” e shëjte e ljyer mbi dërrasë.

“Ikona është fruti i një tradhite relixhoze: është një art kljishje  shumë e meditartur ndër vitrat çë shkuan, na rrëfien Rozelina Mele, ikonografe e re e Shën Paljit çë u impenjar fort tek kjo art relixhoze. Pas çë u diplomar tek istituti“Pier De La Francesca” në Arezzo skuprirti pasjunën e artës bixantine e teknikën e ljasht  e  bukur për ikona me kulure naturale e, e inkantatur ka këto figura pljot me mister, u bë ikonografe prej Kurjes Ekumenike e Romës.

“ Ikonografia do shumë preparacjun e një purifikacjun  e madhe e kurmit edhe e shpirtit, thot artista  jonë, detaljet e ikonës nëk janë vetëm të bukura, kanë sidomos çdo herë një vljerë, si tre yljzit e maforion della Theotokos  çë vinjën  me thënë se Shërmëria është e virgjer; si arka guri ku rri Bumbini Krisht çë prefigurar sbullkun.

Druri i ikonës duhet i fort, xhentil, pa nënje, si tilji, gjishia  e me të tjerë. Për mos të shtrëmbohen me motin, prapa ikonës  i vëhen steka druri. Pas  grihet mbrënda “ la culla o scrigno” tue ljëshuar rrorro një kurnixhë çë ndan botën ( il terrestre) ka  qiellëza (il divino) ku vëhet rafiguracjuna.

Tela çë i vëhet siper është e mbuljuar me koljë leparini e xhes i Bologna të përzier për te  ljëmohet bukur e e ljyer ari. Disegni bëhet a mano libera e siper i vëhen folje ari(arët bën për Dritën e Tënzon) e gomallakë çë e shkëljqen e  e ruan ka moti.

Pitura e ikonës  ështe ajo e Iluminacjunës: kuluret nisen ka ai më i zi njera ka ai me i bardhë për një prospetivë e figurave çë dukën sikur i daljën perpara ati çë i ruan e efeti tridimencjonal ljehet ka sytë të thellë të çeravet.

Paleta e ikonografit ka vetëm kulure naturale si okra, çinabri ( kuq i shkëljqier)  e ematite (kuq guri) e më te tjerë çë, bërë të hollë si pljëh, përziën me të kuqit e vesë e me uthullë çë i ljidhen, pas shtrohën me pinjelje të umullë ljeri.

Shtrohën më parë kuluret më të zezë për fundit e pëstajna ata më të bardhë. Tek çera, ballët, hunda, e ljeshtë shkruën me okrën e të përzier me të bardhit, kurse buza e mollëzit me të kuqit e sytë, vetulla, mjekrën e musteqet me kulurin e kështënjës.

Ikonat i bënë Ynëzot me duart e ikonografit, prandaj s’duanë firmartur: kur rritet për të bëhet “ikon” e mos të qëndronj vetem një cop dru do “ bekuar”. Ajo është opera e Shpirtit Shëjt çë më Kljishë ndron atë “cop dru” shërbier aq bukur  në “Sacramentale”, domethënë ajo ka vljerë për Graxjen e Krishtit.

Janë shumë tipe ikonashë: ato të Shërmërisë, ato të Birit, ato të Shëjtrave e ato të festavet (Natalet, Pashqit etj.).

Shumë  e bukur është ikona e Nativitatës, ku personaxhet janë vënë  gjithë rrorro, a raggiera. Te gruta Djalji në fashët, dhja si i vdekur, rri gljat te manxhatura si tavut; në mest shenës, është Shërmëria, e haljmuar për atë çë do të pësonjë i Biri, mbi një panë e kuqe ruan pekuraret, simbol i njerësisë, çë s’mënd të kapirnjen pse krishti erdh ndë jetë.
Përktheu në gjuhën arbëreshe Pietro Abitante.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim