Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite mblidhet Kuvendi! Spiropali do votohet si kryeparlamentare

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite mblidhet Kuvendi! Spiropali do votohet si kryeparlamentare

Rama dhe Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri, dy ditë pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama. Pas procesit të verifikimit, Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrit Taulant Balla si ministër i Brendshëm, Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes si ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Pas procesit të verifikimit, kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e 3 ministrave të rinj, Ervin Hoxha i Brendshëm, Pirro Vengu i Mbrojtjes, Petrit Malaj i Financave, si edhe emërimin e Ballës si ministër shteti për marrëdhëniet me Parlamentin.

Pas dekreteve, ndryshimet në qeveri do të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota për të marrë detyrën. Kuvendi pritet që të mblidhet në seancë të posaçme plenare pasditen e sotme në orën 17:00. Ndërkohë, socialistët kanë mbledhur firmat për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. 

Partia Demokratike thotë se nuk ka njoftim zyrtar për mbledhjen e Kuvendit. Në një reagim për gazetarët, zëdhënësi i grupit të PD thotë se sipas rregullores duhet të njoftohen 48 orë para.

“Në përgjigje të interesit tuaj për pjesëmarrjen apo jo të grupit parlamentar të PD në një seancë të supozuar parlamentare sot pasdite, ju bëj me dije që edhe pse jemi në mesditë ende deri në këtë moment, grupi parlamentar i PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e ndonjë seance plenare.

Urdhri për thirrjen e seancës plenare, rendi i ditës, kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes, ende nuk i janë njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të grupit të PD, Everest Dedaj.

Tre anëtarë të rinj do të shtohen Qeverisë Rama, ndërsa më surpriza nga të gjitha ishte largimi i Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm pas një vit pas emërimit në një prej dikastereve më të rëndësishëm. Megjithatë Balla nuk do të largohet nga kabineti, edhe pse këtë herë do të jetë ministër pa portofol, teksa do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Marrëdhëniet me parlamentit.

Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani mban detyrën e kryeinspektorit të IMT. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes.  

NDRYSHIMET NË KUVEND
Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali- Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi- Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi- Zëvendëson Bledi Çuçin 
NDRYSHIMET NË QEVERI
Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm