Ikonat e sekuestruara të Thimios
në ekspozite.Pasuri kombëtare

Ikonat e sekuestruara të Thimios<br />në ekspozite.Pasuri kombëtare
Ikonat e sekuestruara nga policia të koleksionistit të njohur Gjergji Thimio në vitin 2013 pasi kaluan në pasuri shtetërore janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar.
 
Ekspozita ikonografike e titulluar “Thesare të shpëtuara” mbahet me rastin e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.
 
Për ekspozitën grupi i punës kanë përzgjedhur 62 objekte, nga të cilat janë 27 ikona, 14 pjesë ikonostasi, si edhe 4 kryqe ikonostasi.
 
Mbi një mbajtëse të kuqe në muze janë ekspozuar disa pjesë ikonostasi të bashkuara, përdorur për zbukurimin e një dollapi nga koleksionisti. 
 
Ekspozita zhvillohet nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe do të qëndrojë e hapur nga data 29 shtator deri më 08 tetor 2016, në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

Mirela Kumbaro: Sot hap dyert muzeu i artit mesjetar
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro teksa ka marrë pjesë dhe folur në çeljen e ekspozitës ka thënë se sot është hapur muzeu i artit mesjetar duke vlerësuar 476 ikonat si një vlerë për kombin tonë.

Ky koleksion i veprave është një vlerë për kombin tonë dhe ne po bëjmë një trajtim të veçantë për 476 ikonat e sekuestruara që janë pasuri kulturore. Si të tilla është çështje menaxhimi dhe nga ana jonë Dita Kombëtare e Trashëgimisë po realizohet me shumë përkujdesje. Në këtë kontekst, ne do të bëjmë restaurim të veprave kulturore në gjithë vendin. Lidhur me ekspozitën dua të them se sot hap dyert muzeu i artit mesjetar” ka thënë Kumbaro.
 
Për ikonat ministrja ka falenderuar edhe policinë dhe prokurorinë e cila, sipas saj, ka bashkëpunuar për rikthimin e tyre si pasuri kombëtare.
 
Është një arritje tjetër e skuadrës së kulturës që na bën krenar gjithë kombin dhe popullin që të dijë të ruajë këto vlera. Është një nga koleksionet më të mëdha në botë, me kushte moderne. Kam një falënderim të veçantë, dua të falenderoj organet e drejtësisë e policisë që kanë qenë bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë që bënë të mundur shpëtimin e këtij thesari, ndaj dhe e quajtëm thesari i shpëtuar” tha ajo.

Ikonat janë të koleksionit Gjergj Thimio, ndërsa çështja e tij ka qenë një nga më të bujshmet përgjatë këtyre tri viteve, pasi u dënua me burgim 4.8 vite për vjedhje.
 
Në vitin 2013 policia raportonte sekuestrimin e 1147 veprave të ikonografisë ndërkohë që listat e tyre asnjëherë nuk kanë përkuar me ato që kanë deklaruar institucionet.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë