Ikonat ruse ekspozohen 5 ditë
në Muzeun Kombëtar në Tiranë

Ikonat ruse ekspozohen 5 ditë<br />në Muzeun Kombëtar në Tiranë
Muzeu Historik Kombëtar ka ekspozuar në ambjentet e tij artin ikonografik rus në ekspozitën që mban titullin "Një koleksion për pasion". Ceremoninë e hapjes e bëri drejtori i muzeut,  Melsi Labi. Kuratorja e Pavijonit të Ikonave në Muzeun Historik Kombëtar, Dorina Arapi, tha se hapja e ekspozitës me temë: "Një koleksion për pasion" është një ekspozitë krejt e veçantë.

“Pasi për herë të parë, publikut shqiptar i prezantohen ikona ruse pas rënies së Bizantit. Ky koleksion i gjerë, që përfshin një hark kohor nga shekulli XVI deri në shekullin XIX, vjen si koleksion i galerisë BluArt. Arti i ikonës ruse shumë i njohur nga ekspertët dhe të apasionuarit e artit, sigurisht që nuk ka nevojë për një prezantim”, ka thënë ajo. 
Ceremoninë e përshëndeti edhe zv.ministri i Kulturës Zef Çuni, i cili në fjalën e tij tha se këto ikona janë pjesë e koleksionit të madh të artit ikonografik rus, të cilat sikundër edhe në vendin tonë u dogjën e u dëmtuan. “Për fatin tonë të mirë sot, ne gëzojmë këtë koleksion ikonash prej pasionit dhe dashurisë së koleksionistëve europianë, të cilët i blenë këto ikona dhe i trashëgojnë deri në ditët e sotme”, ka thënë ai.
 
Ky koleksion lindi para shumë viteve. Këto janë vepra të rralla, të cilat koleksionisti i njohur Davide Orlen mblodhi tërë pasion 5000 ikona ruse. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 dhjetor në ambientet e hollit kryesor në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani