Iku nga Barça, Neymar: Falenderim
special për babanë dhe Leo Messin

Iku nga Barça, Neymar: Falenderim<br />special për babanë dhe Leo Messin
Neymar nuk do jetë më lojtari i Barcelonës, por do luaj në sezonin tjetër me skuadrën franceze të PSG.
 
Kalimi i brazilianit tek PSG ka mërzitur shumë tifozë nga mbarë bota. Barcelona tashmë nuk do ketë MSN-në e famshme, ndërsa për sezonin e ri Neymar, do të luaj për skuadrën franceze të PSG.
 
Braziliani Neymar me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një letër të gjatë dhe një video, ku përmend të gjitha gëzimet dhe hidhërimet që ka kaluar me skuadrën e Barcelonës.
 
Neymar pas largimit nga Barcelona, ka falenderuar tifozët e Barcelonës, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur dy njerëz shumë të rëndësishëm, babanë që e ka ndihmuar gjithmonë, por dhe bashkëlojtarin i tij tek Barcelona, Lionel Mesin.

Mesazhi i Plotë

"Kam pasur nderin për të luajtur me sportistët më të mëdhenj që kam parë ndonjëherë në jetën time dhe unë jam i sigurt se nuk do të shoh një më të mirë. Leo Messi ishte shoku dhe mik im, brenda e jashtë fushe. Krenar që kam luajtur me të! Një sulm i formuar nga Leo Messi dhe Luis Suarez ka qenë për historinë.

Ai fitoi çdo gjë që një sportist mund të fitojë, do të mbetet i paharrueshëm. Më mbet5en të pashlyera momentet që jetova në një qytet, që është më shumë se qytet, një vend. Unë e dua Barcelonën dhe Katalonjën. Barcelona dhe Katalonja do të jenë gjithmonë në zemrën time, por kam nevojë për sfida të reja. Unë e kam pranuar propozimin e PSG për të kërkuar pushtime të reja dhe për të ndihmuar klubin e tifozët që të arrijnë të fitojnë tituj.

Unë kam bërë një karrierë të guximshme dhe e shoh veten të përgatitur për këtë sfidë. Unë e vlerësoj dashurinë e tifozëve blaugrana dhe çdo gjë që kam mësuar nga sportistët, me të cilët kam ndarë një dhomë zhveshjeje. Unë gjithashtu ndjeva në zemrën time se ishte koha për ta lënë Barcelonën. PSG do të jetë shtëpia ime e re për vitet e ardhshme, ku do të punoj për të nderuar besimin e tyre mbi futbollin tim. Pres një histori të gjatë me mbështetjen e të gjithëve. Tifozët, miqtë, profesionistë, të cilët do të më shoqërojnë mua dhe familjen time, e cila ka vuajtur shumë me problemet që kanë ndodhur në këtë periudhë të karrierës sime dhe meritojnë paqe. Është një vendim i vështirë, por merret me pjekurinë e 25 viteve të mia. Faleminderit Barcelona, ​​faleminderit për gjithçka! Tash po arrij te PSG. Zoti na bekoftë dhe na mbrojtë!
” shkruan Neymar.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat