E përditshmja italiane, Il Giornale, ngre alarmin se mafia e huaj, ndër ta edhe ajo shqiptare, ka arritur deri aty sa të trafikojë edhe barna të falsifikuara. Tashmë, droga dhe prostitucioni konsiderohen si fenomene të zakonshme, pasi mafia po arrin të falsifikojë dhe ilaçet, pavarësisht se procesi i prodhimit të tyre është i sofistikuar.
Sipas gazetës, në krye të mafies qëndron mafia kineze, të quajtur ndrysh Triad (grupet aziatike kriminale, të cilët trafikojnë jo vetëm veshje të falsifikuara, por e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre duke e bërë edhe më fitimprurës).
Kësisoj, pjesë e trafikut të tyre janë edhe barnat dhe kimikatet e falsifikuara. Mallra të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve. Aziatikët, janë shumë të fortë në Toscana dhe në brendësi të Napolit.
Por është Milano laboratori i madh i krimit në Itali, i cili regjistron një trend të pazakontë në rritje të të rinjve kinezë të cilët kanë organizuar bandat e tyre për shpërndarjen e drogës dhe menaxhimin e prostitucionit nëpër qendra të njohura për masazh.
Mafia shqiptare cilësohet nga Il Giornale si mafia më e konsoliduar me kalimin e kohës, e cila aktivitetin e saj e filloi nga prostitucioni prej vendeve të Europës Lindore si dhe nga import-eksporti i drogës në Itali.
I njëjti proces karakterizon edhe mafien rumune me vjedhjen e makinave, prostitucionin dhe falsifikimin e kartave të kreditit të cilat mbeten specialitete të kinezëve për transferimin e parave jashtë vendit.
Pak kohë më parë, policia zbuloi një organizatë të përbërë nga 25 persona, përfshirë kinezë, rumunë dhe italianë të cilët ishin në gjendje të zgjeronin biznesin e kartave të kreditit të klonuara në Lombardi, Rusi dhe Ukrainë.
Shqetësuese shihet edhe mafia e përbërë nga afrikano-veriorët, të cilët merren me trafikimin e drogës dhe të qenieve njerëzore.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com