Ilaçe me alkool, miksim vdekjeprurës për shëndetin

Ilaçe me alkool, miksim vdekjeprurës për shëndetin
Dëmtime në stomak, mëlçi dhe efekte të tjera anësore të paparashikueshme mund t’ju prekin nëse merrni një ilaç të përzier me alkool.

Miksimi vdekjeprurës mund t’ju trefishojë rrezikun. Kështu u konkludua nga një studim i Këshillit suedez të Kërkimeve botuar në revistën ‘Molecular Pharmaceutics’.

“Alkooli mund të ndryshojë mënyrën sesi enzima të caktuara ose substanca të tjera në trup bashkëveprojnë me mbi 5000 produket në dispozicion në treg. Për shembull, nëse këto ilaçe merren apo përzien me alkool nuk reagojnë siç duhet në aparatin tretës dhe shkaktojnë dëme’- shpjegojnë hulumtuesit.

Shkencëtarët kanë rikrijuar në mjediset laboratorike kimikatet e pranishme në zorrë dhe sa shpejt ilaçet treteshin në alkool.

“Pothuajse 60% e 22 molekulave të ekzaminuara, duke përfshirë lëndët tretëse, kanë reaguar shumë më shpejt në praninë e alkoolit” - thanë kërkuesit.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë

Media italiane jehonë plazheve të bukura shqiptare: Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë