Ilaçet, ja sa lek janë rimbursuar
nga shteti, kryesojnë pensionistët

Ilaçet, ja sa lek janë rimbursuar<br />nga shteti, kryesojnë pensionistët
Përpos dy skemave abuzive me barnat e rimbursueshme, Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor ka publikuar shifrat sa lek janë dhënë për rimbursimin e tyre. Pensionistët janë ata që kanë përfituar më shumë lekë nga rimburimi i barnave, por nuk përjashtohen edhe kategoritë e tjera si invalidët, të punësuarit por edhe fëmijët.

Gjithashtu FSDKSH thotë se ka ndryshuar rregullat për rimbursimin e ilaçeve, për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.

“Në ndryshim nga kontrata e mëparshme për barnat e rimbursueshme, e cila parashikonte një afat 48-orësh, brenda të cilit, farmacia mund t’i merrte recetat, t’i korrigjonte dhe t’i kthente përsëri në Drejtorinë Rajonale përkatëse të Fondit, me qëllim shmangien e abuzimeve të mundshme, kjo pikë e kontratës është hequr. Pra, me kontratat e reja, nuk parashikohet mundësia e kthimit të recetave për korigjime. Në rast se receta do të ketë parregullsi, ajo nuk do të rimbursohet. 

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm lidhet me fenomenin e zgjidhjes dhe rilidhjes së kontratave, pasi u konstatua se shumë subjekte bënin zgjidhje kontrate dhe rilidhje të tyre pas disa ditësh, një praktikë abuzive kjo, për të humbur gjurmën e kontrolleve me inventarizim.

Me rregullat e reja, hiqet koncepti i zgjidhjes së kontratës me marrëveshje të palëve. Në rast se subjekti zgjidh kontratën, ai nuk do të ketë më të drejtë ta rilidhë atë për një periudhë 1-vjeçare. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe futja e konceptit të faturës tatimore. Deri më sot, nuk është kërkuar prerja e një fature tatimore nga subjektet, ndonëse ka edhe raste që farmaci të konsoliduara e depozitojnë një dokument të tillë. Me kontratat e reja, fatura tatimore është, tashmë, një detyrim ligjor”, - thotë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm.

FSDKSH skema

FSDKSH skema

FSDKSH skema


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos