TIRANË - Katër ish-punonjëse të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë rrezikojnë të dënohen me nga 12 deri në 18 muaj burg, pasi tregtonin ilaçe të skaduara. Prokuroria ka bërë të ditur sot se, nuk ka arritur që të provojë se këto ilaçe janë shitur.
Punonjëset me iniciaalet M.D, V.Zh, D.K dhe L.Sh janë vënë nën akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe falsifikimit të dokumenteve”. Dënimet janë kërkuar sot në pretencën e prokurorisë në Gjykatën e Tiranës.
Prokuroria ka kërkuar që, M. D, ish-farmaciste në maternite të dënohet me 18 muaj burg, V.Zh, ish-ndihmës farmaciste të dënohet me 18 muaj burg, D.K, ish-kryemami të dënohet me 12 muaj burg dhe L.Sh, ish-kryeinfermiere të dënohet me 12 muaj burg.
Katër ish-punonjëset akuzohen se, kanë falsifikuar blloqet e hyrje-daljeve të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme spitalore, duke shkaktuar një dëm financiar për spitalin, e cila është provuar në shumën e mbi 700 mijë lekë të reja.
Hetimi i prokurorisë, ka provuar gjithashtu se në farmacinë e spitalit janë gjendur në mënyrë të kundërligjshme medikamente të skaduara që në vitin 2008, por që në fletë-hyrje është bërë si datë skadence vitin 2010.
Gjithsesi, prokuroria tha se, nuk provohet që këto medikamente të skaduara të jenë përdorur tek pacientët. Por, provohet që sasia e këtyre ilaçeve të skaduara është përdorur për të mbuluar abuzimin financiar me medikamente të tjera, të cilat janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe për përfitim monetar nga ana e të pandehurave.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com