Ilaçi i propaganduar nga Trump rrit vdekshmërinë te pacientët Covid

Ilaçi i propaganduar nga Trump rrit vdekshmërinë te pacientët Covid

Një studim i gjerë ka zbuluar se trajtimi me hidroksilkorinë i të sëmurëve rëndë nga infeksioni i koronavirusit, mund t’i çojë ata drejt vdekjes pasi ai dëmton zemrën.

Studimi i botuar në revistën mjekësore The Lancet thotë gjithashtu se hidroksilkorina zhvillon aritmi të rrezikshme e cila çon deri në vdekje.

Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 96,000 pacientë me Covid-19 që kishin vdekur apo kishin dalë nga spitali.

Rreth 15,000 prej tyre ishin trajtuar me hidroksilkorinë apo edhe me klorokuin, ose një nga këto  ilaçe të kombinuara me një antibiotik.

Sipas studimit, 1 në 11 pacientë të trajtuar me një prej antimalarikët kishte vdekur. Po ashtu kishte vdekur edhe 1 në 6 pacientë të trajtuar vetëm me hidroksilkorinë apo edhe me klorokuin, pa antibiotik dhe 1 në 5 pacientë që kishin përdorur vetëm hidroksilklorinë dhe antibiotik kishte vdekur.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se aritmita kardiake ishin ndër simptomat më të zakonshme në mesin e pacientëve që kishin marrë një nga trajtimet.

Numri më i madh i vdekjeve ishte rregjistrua në mesin e grupit të trajtuar me hidroksilkolinë dhe një antibiotik, 18% e të cilëve kishin zhvilluar aritmi të zemrës.

"Studimet e mëparshme në shkallë të vogël nuk kanë arritur të identifikojnë prova të forta se ilaçet antimalarje janë trajtime të besueshme për pacientët Covid, por tani sipas studimit tonë shansi që këto ilaçe të përmirësojnë gjendjen e pacientëve me koronavirus është mjaft i ulët." – tha bashkë-autori i studimit, Dr Frank Ruschitzka, në Spitalin Universitar të Zyriut.

Ilaçi hidroksilklorina u vendos në qendër të vëmendjes këtë pranverë kur Trump filloi të përmendte emrin e tij  dhjetra herë gjatë konferencave për shtyp për pandeminë nga koronavirusi.

Presidenti amerikan tha para pak ditësh se ai kishte marrë për dhjetë ditë rresht nga një kokër hidroksilkorinë për tu mbrojtur nga infeksioni i koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 22/05/2020 16:32

    Ky Trumpi do kete lidhje gjaku me Saliun tone se ndryshe nuk spjegohet te jete kaq trap hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja