TIRANË-Inspektorati i Lartë i Deklarimit ka bërë me dije sot se në vijim të kontrollit ka konstatuar shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar "Deklaratë e Interesave Private".
Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative "gjobë" për 10 zyrtarë, subjekte deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht; Elvana Hana, Gjevalin Gjeloshaj,Qazim Gjana, Arjan Cane, Dule Koka, Liset Logli, Jonis Isaj, Gjin Dedndreaj, Murat Pashaj, Ilir Përmeti.
Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj këtij subjekti, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror, si dhe u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative "gjobë", që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës. /ATSH/
/Shqiptarja.com