TIRANE - Ka nisur me një minutë heshtje në nder të kujtimit të shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura, mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Skura u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një grupi të trafikantëve të municioneve të fishekëve më 13 janar dhe ndërroi jetë në një spital të Foggias në Itali, më 13 janar. Në këtë kuadër, lideri i Partisë Socialiste theksoi se vit pas viti krimi, një organizatë e suksesshme në Shqipëri, siç e quajti ai, është rritur. Lexoni këtu reagimin e PD-së
Vend të veçantë në fjalën e ramës mbajtur para të pranishmëve zuri edhe ndarja e mandateve për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, të cilën kryesocialisti e quajti një formulë të dënueshme. Duke iu referuar zgjedhjes së Zana Xhukës në krye të ILDKP-së, Rama theksoi se kriteret formale të ligjit nuk respektohen. Votimi në Parlament i Xhukës, sipas liderit të opozitës ishte jashtë çdo kuadri ligjor. Duke e cilësuar një person politik, Rama tha se është vendosur në dispozicion të Kryeministrit Berisha për të goditur opozitën.
“Formula e ndarjes së mandateve është plotësisht e kuptueshme dhe tërësisht e dënueshme që arrihet në pikën që tanimë as kriteret formale të ligjit nuk respektohen kur parlamenti bën një zgjedhje si ajo e ILDKP-së ku u zgjodh jashtë çdo kriteri ligjor një person politik me gjasë për tu keqpërdorur për të vjedhur Shqipërinë dhe për të përdorur gjithë institucionet për të mbuluar vjedhjet, po edhe për t’ja vënë kundër opozitës. Njerëz në dispozicion për të goditur opozitën”, deklaroi numri 1 i opozitës.
RAMA: BERISHA RETORIKA NACIONALISTE, NE DO BASHKOJME KOSOVE-SHQIPERI
Në fokus të Asamblesë, kryesocialisti vuri edhe deklaratat nacionaliste të Kryeministrit Berisha për bashkim kombëtar Kosovë-Shqipëri. Duke i cilësuar retorike pa të ardhme, Rama theksoi se “Kryeministri kapet me dëshpërim pas fantazmës së nacionalizmit për t’iu shmangur varfërisë që ka pllakosur vendin”, i cili sipas tij, ka kapur majën më të lartë të korrupsionit.
Rama deklaroi se ka një plan konkret për afrimin konkret të Shqipërisë me Kosovën, ndryshe nga Kryeministri që sipas tij “po kërcënon partneritetin me SHBA-të pasi Bashkimi kombëtar s’mund të konceptohet përmes mjeteve dhe rrugës së të shkuarës dhe duke dalë jashtë vizionit të ri për botën.” Lideri i Partisë Socialiste i bëri apel shefit të qeverisë që të mos përziejë interesat e kombit me atë që Rama e cilësoi “interesin e vogël të pushtetit tuaj personal”
“Ne kemi një plan duke afruar konkretisht Kosovë-Shqipëri, një plan të rritjes ekomomike të shqiptarëve në të dy vendet. Ju s’keni asnjë plan përveç retorikës. Ne duam të punojmë pas 23 qershorit me Kosovën për energjetikën. Ju sabotuan linjën e internjeksionit Kosovë-Shqipëri. Ajo duhej ta kishte fituar pavarësinë energjetike nga Serbia, kjo s’ka ndodhur për faj qeverisë suaj. Duam të punojmë me Kosovën për sistemin e përbashkët arsimit, kishit 8 vjet kohë dhe bëtë vetëm një abetare me gabime. Ne do bëjmë bashkim doganor mes dy shteteve. Ju edhe pikën doganore e përdorët si tribunë për të bërë retorikën elektorale”, deklaroi Rama.
KLOSI: KRYESIA, 2 ANETARE TE RINJ, ME 9 SHKURT PROGRAMI
Pas përfundimit të Asamblesë e cila vijoi zhvillimin e saj me dyer të mbyllura, Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi në një prononcim për mediat tha se kryesia do të shtohet me dy anëtarë të rinj, kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini dhe atë të Korçës Niko Peleshi. Ndërkaq, Klosi shtoi se më 9 shkurt do të thirret një tjetër takim në të cilin do të shpaloset programi i “Rilindjes Kombëtare”, përgatitja e deritanishme për zgjedhjet e 23 Qershorit.
MBLEDHJA E KRYESISE: OGRANIZIMI I STRUKTURAVE PARTIAKE
6 ditë më parë në selinë rozë u mblodh kryesia, një nga forumet më të rëndësishme të kësaj force politike. Kryesia diskutoi në lidhje me 4 pika, me fokus kryesor organizimin e strukturave partiake, për zgjedhjet e 23 qershorit. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i PS-së beri të ditur se “kryesia vendosi pikat mbi “i” për çështje që kanë të bëjnë me organizimin dhe procesin zgjedhor në tërësi.”
MBLEDHJA ME ALEATET: SKEME PERFEKTE PER RUAJTJEN E VOTES
Ndërkaq, 2 ditë më parë Rama mblodhi aleatët pas më shumë se 6 muajsh në kuadër të zgjedhjeve parlamentare te 23 Qershorit dhe koalicioneve të mundshme politike, në një takim i cili zgjati përreth një orë. Pas takimit është deklaruar se një koalicion i gjerë prej 30 partish do të ketë si qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa u vu theksi në ruajtjen e votës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Zgjedhjet 2013, Rama takim me ambasadorët