Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një mesazhi të publikuar në rrjete sociale presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për rizgjedhjen e tij. Ndërsa e quan një lider të padiskutueshëm të Azerbajxhanit mik, Rama thekson se shumë shpejt do të hapet ambasada shqiptare në Baku.

"Urime të përzemërta mikut tim të dashur @presidentaz për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt", shkruan Rama. 

Ilham Aliyev u rizgjodh president i Azerbajxhanit të mërkurën me mbi 92% të votave, sipas rezultateve paraprake.  Aliyev është rizgjedhur disa herë që kur mori presidencën nga babai i tij.