TIRANE - Deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit,Ilir Bejtja në një intervistë për Shqiptarja.com thekson se PS me programin politik synon vetëm fitore në zgjedhjet e 23 qershorit, kjo pas kandidatëve të fortë që do të garojnë nga të majtët për këto zgjedhje.
Mbetet ende dhe pak kohë që nga fillimi i fushatës zgjedhore për partitë për zgjedhjet parlamentare 2013 dhe kampet politike janë duke organizuar strukturat e tyre për fitore. Si është duke u përgatitur PS për të fituar zgjedhjet e ardhshme, duke marrë parasysh këtu edhe porositë që janë dhënë në Konventën e kësaj partie?
Në vazhdim të asaj që kemi bërë deri tani, nga Konventa e deri zgjedhje, do të intensifikojmë aktivitetet tona në çdo drejtim, komunikim i drejtpërdrejtë me publikun e gjerë si edhe organizim me anëtarësinë për të garantuar fitoren në 23 Qershor.
Konventa ishte një ngjarje e rëndësishme e komunikimit tonë publik me qytetarët dhe një shprehje e garancisë për ta lidhur me cilësinë e qeverisjes që në do të ofrojmë pas fitores së 23 Qershorit.
Ndërkaq, do flasim kokë më kokë me çdo qytetar të Shqipërisë dhe do tregojmë me qartësi çdo avantazh që në do të sjellim direkt për qeverisjen tonë,duke i garantuar edhe që do të vendosim në vend drejtësinë e shtrembëruar e duke shfarosur një herë mirë farën e keqe të korrupsionit të mbjellur në vend gjatë qeverisjes së PD.
Kjo periudhë do intensifikojë gjithashtu dhe forcën e goditjes së korrupsionit që ka pllakosur të gjithë sektorin publik, me një “padrino” në kupolën e tij, Sali Berishën, korrupsion, i cili e ka paralizuar totalisht shtetin pikërisht tani më shumë së kurrë.
Me shqiptarët mbi të gjitha do flasim në vazhdim dhe me bindje për një erë të re që do të fryjë në Shqipëri me fitoren e PS, për një rilindje në çdo drejtim, ekonomik, social, politik e mjedisor, do flasim me ta për punët që së bashku do të bëjmë, për angazhimet që do mbajmë për të përmirësuar jetën tonë dhe për të garantuar një jetë më të mirë për brezat që do vijnë bazuar në disa principe të humbura, të cilat do t’i rilindim dhe do t`i instalojmë: barazi para ligjit, liri të fjalës, shkollim dhe cilësi,lufte pa kompromis korrupsionit në çdo drejtim e nivel,pjesëmarrje demokratike,votë të lirë, transparencë dhe llogaridhënie,tatim të ndershëm dhe mjedis që na bashkon sa më shpejt me familjen europiane.
Ju keni shpalosur programin politik, a mund të na thoni si është pritur ky nga elektorati i majtë?
Është pritur mjaft mirë pasi pasqyron shumë nga kërkesat e tyre, por edhe të gjithë qyetarëve dhe çdo kategorie sociale, ekonomike e mjedisore përtej këtij elektorati të shprehura prej tyre e të marra në vazhdimësi nga ana jonë gjatë gjithë tryezave të zhvilluara e debateve me ta që nga Kongresi i fundit i Partisë Socialiste.
Pyetja e tyre e vazhdueshme është; “A do ta mbani fjalën dhe do e zbatoni programin tuaj për një Rilindje shqiptare?”. Këta ua garantojmë me çdo qelizë të PS.
Po flitet shpesh për një krijim të një poli të tretë në politikë, i cili mund të përfshijë parti që janë në koalicion e majtë apo dhe atë të djathtë. A ndihet e rrezikuar PS nga ky fakt?
Unë mendoj se demokracia forcohet nga mendimet dhe alternativat. Keq është kur nuk ka të tilla dhe na zë ajo sëmundja e vazhdueshme e shqiptarëve; “na hyn vetja në qejf”.
E rëndësishme është që ne si PS do jemi fitues në këtë garë dhe bashkë me të gjithë ata që duan të shporrin këtë pleh e fëlliqësi që na ka mbuluar këto 8 vjet do punojmë për Rilindjen e vendit.
Qarku i Elbasanit është një qark i rëndësishëm për të fituar mandate për deputetët e ardhshëm. A do kemi surpriza në listat përfundimtare për kandidatët që do të kandidojnë në këtë qark për deputet dhe a mund të themi se sa mandate mund të marrë PS në këtë qark?
Besoj se lista do jetë një listë fituesish, bazuar në vlerat më të mira të PS. Për rezultatin shprehem i bindur në një fitore të padiskutueshme të PS dhe koalicionit të saj të majtë. Më e pakta një fitore 8-6 për PS. Objektivi unë është që ky rezultat të jetë akoma më i thellë.
Me kë e shikoni PS në koalicion,përveç mundësisë me LSI, për të cilën vetë Rama e ka lënë derën e hapur?
Me të gjitha forcat politike progresiste në vend dhe që përçohen nga fryma antikorrupsion dhe shtetformuese të majta apo të qendrës. Janë aletate tanët të gjitha partitë dhe grupimet politike që synojnë rilindjen e Shqipërisë dhe jo shkatërrimin dhe svetënimin e saj siç ka bërë qeveria e Berishës këto 8 vjet.
A mund të themi se brenda PS është krijuar një "krizë e brendshme" mes garës së deputetëve për tu kandiduar për në një mandat tjetër?
Mendoj se e drejta për të garuar për kandidim për Parlamentin e ri shqiptar të shtatorit 2013, është e çdo anëtari të PS po aq sa edhe e deputetëve ekzistues. Kjo garë nuk është krizë e brendshme, por përballje vlerash për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
Besoj se grupi që do të dalë nga kjo garë me 140 kandidatë, do jetë me i miri që ne kemi patur ndonjëherë si PS, do jetë fitues i zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013.
Janë miratuar disa pr/ligje për të cilat PS nuk ka dhënë konsensus (Lotaria, privatizimet e HEC-ve)ku qeveria ka thënë se nuk mund të shmangim rastet kur lekët e këtyre do të shkojnë në buxhetin e shtetit. Si i shikoni ju si anëtar i Komisionit të Ekonomisë këto nisma të mazhorancës duke marrë parasysh se jemi në fillimet e fushatës zgjedhore?
Nëse këto para synohet të mbeshtesin fushatën e tyre për zgjedhje, kjo nuk është diçka e re, përkudrazi e certifikuar. Por sot më shumë së kurrë, kur arka e shtetit është bosh, ata, qeveria, kanë më shumë nevojë për t’i përdorur për asgjë tjetër përveçse për fushatë e për të mbush xhepat nëpërmjet kësaj fushate.
Mund të them se është rast nga me korruptivet e privatizimeve të zhvilluara në vend, është vjedhje e pasurisë kombëtare, një shitje emergjence që duhet të bëhet patjetër tanimë pas dështimit të privatizimit të Alpetrolit. Arroganca e tyre është e pashoq.
I kërkuam kryetarit të komisionit të shtynte mbledhjen që të na jepte kohë të përgatiteshim, pasi materialet i morëm në çast, një orë para mbledhjes, si edhe për shkak se materialet ishin të paplota, por në mënyrë arrogante vijoi me vazhdimin e mbledhjes së komisionit, duke na deklaruar “... se nuk ka rëndësi pjesmarrja juaj në komision, pasi kemi bërë gjithnjë pa ju”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com