Ilir Çumani: Skemë mafioze me jetimët

Ilir Çumani, drejtor i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, në një reagim për "Shqiptarja.com" thotë se është një zell të pakuptimtë nga institucionet përgjegjëse për të birësuar fëmijë jashtë vendit, edhe pse kërkesat për birësim brenda janë të konsiderueshme dhe ato refuzime justifikohen se nuk përmbushin kriteret e procesit të birësimit. "Nuk përjashtohen as rastet abuzive të mitmarrjes dhe të korrupsionit. Kjo ndodh për faktin se një shtetas i huaj, kandidat për të birësuar një fëmijë, për të kaluar më lehtë barrierat burokratike proceduriale do të pranonte të paguante nën dorë shuma të mëdha dikujt që ka në dorë hapjen e rrugës së një procesi me pasoja fatale për të nesërmen e fëmijës". Çumani thotë se ka mungesë totale transparence, afishimi tarifave që duhet të paguajnë të huajt, si dhe legjislacioni, duke e manipuluar për qëllime përfitimi. P.sh, kujtoj që pak vite më parë, vetëm nga shtëpia e fëmijës në sarandë, janë realizuar lehtësisht 10 birësime fëmijësh në SHBA dhe asnjë brenda vendit, ndërkohë që shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë edhe pse me kontakte të shumta me të huajt, nuk ka bërë asnjë birësim në SHBA deri pak vite më parë. Sipas Çumanit, duhet një kontroll shumë rigoroz ngaj institucioneve rezidenciale të fëmijëve jetimë, për të parandaluar rastet spekulative.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)