Ilir Kanini,u rezistoi 17 ministrave
ja cili ishte sekreti i suksesit  të tij

Ilir Kanini,u rezistoi 17 ministrave<br />ja cili ishte sekreti i suksesit  të tij
Karriera e gjatë në administratë, duke u përballur me ndryshimin e qeverive e rrjedhimisht edhe posteve drejtuese përbën një ngjarje të rrallë në një vend si Shqipëria, që ende vuan tranzicionin. Kjo është arsyeja që Report Tv me kuriozitet ka shkuar te Ilir Kanini. 

Kanini është punonjësi i Ministrisë së Arsimit i cili ka punuar me 17 ministra të ndryshëm.
 
Në ditën e fundit të punës, kryeministri dhe ministrja Nikolla i bërën një surprizë, për të cilën thotë se nuk e priste.
 
Duke filluar me ministren e arsimit Tefta Cami deri te Lindita Nikolla, Iliri tregon sa e vështirë ka qënë bashkëpunimi me drejtues që vinin nga parti të ndyrshme politike.
 
Fillimisht Ilir Kanini ka qënë redaktor i gazetës Mësuesi. Në një intervistë për Report TV ai thotë se shumë herë kanë dashur ta pushojnë nga puna, por ka arritur të qëndrojnë vetëm falë punës pa orar. 

"Në vitin 1992 u bë një mbledhje e rrufeshme dhe e tmerrshme. Nga 8 veta që kishte redaksia do shkurtoheshin në fillim me 5, pastaj do mbeteshin vetëm 3.

Gjatë gjithë kohës kam pasur frikë,sa herë ndërroheshin ministrat dhe ndërroheshin kabinetet, ndërroheshin sekretarët e përgjithshëm.

Në vitin 2003 kur gjithçka u stabilizua, kur filluam ta bënim gazetën me ngjyra ta shtypnin me shtyp modern ata thanë që do mbyllnim gazetën dhe do të shohim çfarë do bëjmë me ty. Në atë kohë ministër ishte Luan Memushi që e kisha dhe mik.

Në nëntor të 2013 megjithëse kisha një përvojë që pak kush e ka më thanë që të kaloja në listë pritjeje
", shprehet Kanini.


Sipas tij, shumica e ministrave e kanë trajtuar si një profesionist, pasi shikonin punën tij.
 
Gjatë viteve, 65-vjeçari është vlerësuar me dekorata të ndryshme. Ai thotë se nga puna me ministra të ndryshëm, ka mësuar shumë prandaj nuk do të tërhiqet për të shijuar pensionin e tij, por do të vijojë të punojë për historinë e arsimit.

punonjesi i arsimit ilir kanini

punonjesi i arsimit ilir kanini

punonjesi i arsimit ilir kanini
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!