Ilir Kerni bashkon me "La Sylphide"
 balerinët e Kosovës dhe Shqipërisë

Ilir Kerni bashkon me  balerinët e Kosovës dhe Shqipërisë">
Baleti "La Sylphide" me koreografi të Ilir Kernit do të ngjitet në skenë me interpretimin e trupës së Tetarit të OPerës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Trupës Kombëtare të Baletit të Kosovës. "La Sylphide" ngjitet në skenë në datat 1 dhe 2 Prill.

Një tjetër premierë e artistëve të Kosovës “Netët arabe” do të shfaqet më 3 prill me koreografinë e Pëllumb Agalliut. Për të dyja premierat, drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni, organizoi një konferencë për median me Drejtorin e Teatrit të Kosovës, Ahmet Brahimaj në praninë e ambasadorit të Kosovës, Sulejman Lladrovci e solistëve. Kerni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe motivet e ngjitjes së "La Sylphide" në skenë.

la sylphide

Dhe Kerni pohon se për t’i siguruar një të ardhme më mirë teatrit të operës ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë, me synimin që të krijohet një traditë që i paraprin së ardhmes. Por kjo sipas Kernit nuk mund të bëhet pa sakrifica.

Mendojmë se ia kemi arritur shumë mirë, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, por edhe dashamirësinë dhe kontributin e artistëve të brendshëm, por edhe atyre jashtë që kanë kontribuar për teatrin në mënyrë shumë të pashembullt. Duke bërë këtë shpresojmë që në të ardhmen të kemi të gjitha mundësitë për të patur një repertory  shumë të gjerë. Kerni gjithashtu kujton se  “La Sylphide” nuk është mëundësuar para vietev nëntëdhjetë, sepse pas 72-shit, në emër të revolucionit kulturore kinez vepra të klasikëve botëror janë ndalur, ndërsa pas ‘90-ës kur s’të ndalonte askush u ralluan aristët”, tha Kerni. Ai shton se “Pasioni është mbi të gjitha. Sigurisht teatri nëse nuk finacohet nuk mund të qëndrojë, por gjithnjë një teatër ka ato normat e tij që sot për sot nëse nuk janë ashtu siç duhet nesër duhet të jetë patjetër”, tha Kerni.

kerni

Ledia Sulaj që luan Zanën në "La Sylphide" pohon se bashkëpunimi mes dy shkollave të ndryshme të baletit është më i bukur se sfidat dhe tregon të veçantat e rolit.

Këtë herë lojën time nuk e konciptoj si sfidë, por si festë, se ndërsa ndërthurrim traditat dhe kulturat e ndryshme, do jetë diçka me madhe dhe më e bukur”, tha balerina Sulaj.

Ndërsa balerina kosovare Teuta Krasniqi luan Sheherezaden në “Netët arabe” dhe rrëfen emocionet për rolin e saj.

la sylphide

"Bashkëpunimi tregon se me punë, me art, me kulturë ne mund të pëfaqësojmë më së miri atë që ne jemi një komb, jemi një gjuhë”, tha Krasniqi.

Balerinët kosovarë janë shperhur se i janë mirënjohës koreografit Ilir Kerni për bashkëpunimin mes artistëve të Tiranës dhe Kosovës. 

la sylphide

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri