Ish-këshilltari i Metës, Ilir Kulla merret në pyetje nga SPAK, del por ruan 'sekretin': Dhashë dëshmi për disa rrethana

TIRANË- Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla tha për gazetarët që nuk e di se për çfarë e kanë thirrur. Por edhe teksa doli nga SPAK pas një ore e 30 minuta, Kulla preferoi ta mbajë sekret çështjen për të cilën është pyetur. Gazetarja e Report TV Keti Banushi raporton se në një prononcim për media Kulla u shpreh se në SPAK ka dhënë dëshmi për disa rrethana, por nuk zbuloi më tepër detaje për shkak të sekretit hetimor. Ende nuk dihet për çfarë është paraqitur në SPAK.

Në qershor të 2020 prokuroria italiane njoftoi se nga hetimet për 'Fake News'-in nga një faqe italiane "Pianeta Italia News" që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t'u groposur, ka zbuluar se pas skandalit qëndron ish këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla. "Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit' të Ilir Metës", kështu deklaroi atëherë anti-mafia italiane.

Mes tetë personave të arrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online "Pianeta Italia News", që prodhoi lajmin e rremë. Anti-mafia italiane deklaroi më herët se "Ilir Kulla porositi fushatën kundër qeverisë shqiptare" në mediet e vendit fqinj. Fushata nisi në 2017-ën dhe asokohe u mbështet edhe nga opozita shqiptare. Këshilltari i Metës ka qenë në Itali në 26 shkurt, ndërsa 2 ditë më pas faqja "Pianeta Italia News" botoi lajmin e rremë. Ai mbërriti në Itali 2 ditë para se të botohej shkrimi për ta ndjekur nga afër gjithçka në tentativën për rrëzimin e qeverisë shqiptare. Nuk dihet nëse marrja e tij në pyetje ka të bëjë lidhur me këtë çështje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
Ilir Kulla del nga SPAK: Dhashë dëshmi për disa rrethana, s’mund t’i bëj publike

Ilir Kulla, ish-këshilltari i Ilir Metës ka dalë nga SPAK pas 1 ore e 30 minuta. Në një prononcim të shkurtër për media ai ka thënë se në SPAK ka dhënë dëshmi për disa rrethana, por nuk zbuloi më detaje të tjera duke “ruajtur sekretin hetimor”, siç tha ai.

“Dhashë dëshmi për disa rrethana. Nuk mund të bëj publike asgjë për shkak të sekretit hetimor”, ka thënë ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish studentë për ushtarak.: 07/11/2023 14:46

    A dorëzoj unazat me gurë?Ku igjejnë ato të uruara që flasin esu ka thënë kush të lumshin krahët?Qëni kur ndëron të zonë quhet..z.... ose lamash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin