Prej 16 janarit 2017, prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës së kryeqytetit me një kërkesë për njohjen e dënimit me 56 vite burg të shtetasit Albert Kupa, i njohur edhe me emrin Ilir Kupa.
Ky dënim pritet të konvertohet në 25 vite burg, pasi Kodi Penal Shqiptar nuk parashikon një dënim me 56 vite burg. Dosja greke ka mbërritur në Shqipëri prej më tepër se një viti, por pas përkthimit të saj, pala shqiptare ka vendosur ta transferojë çështjen në gjykatë, duke kërkuar njohjen e vendimit të dhënë nga gjykatat helene.
Kjo kërkesë erdhi për shkak të pamundësisë së ekstradimit të Ilir Kupës në Greqi, shtet nga i cili ai u arratis nga burgu, së bashku me disa shqiptarë të tjerë. Autoritetet e drejtësisë greke kërkojnë njohjen e dënimit të Ilir Kupës dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri.
Prokuroria do të kërkojë njohjen e dënimit me 56 vjet burg. Sipas materialeve të ardhur nga Greqia, thuhet se Ilir Kupa është dënuar 3 herë për 8 grabitje me armë e dhunë, duke u dënuar me një dënim të vetëm prej 56 vitesh.
Në vendimin e dënimit, ndër të tjera, thuhet se Kupa së bashku me persona të tjerë, të identifikuar dhe dënuar në Greqi, grabisnin vila dhe banesa. Në vendim thuhet se grabitësit ishin të armatosur me armë, thikë, kaçavidë apo sende të forta, me të cilat dhunonin deri në plagosje pronarët e shtëpive dhe më pas u grabisnin sendet me vlerë, paratë apo bizhuteritë.
Në vendim, Ilir Kupa cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi në 8 rastet e grabitjeve ishte i dhunshëm. Për këto grabitje, i pandehuri që po gjykohet në Shqipëri si pjesë e një “bande” që kryenin grabitje me armë, është dënuar në tre procese të ndryshme në total me 56 vjet burg.
Por, në mars 2013, Ilir Kupa së bashku me 10 të dënuar të tjerë shqiptarë thyen sigurinë e burgut të Trikalas dhe u arratisen. Gjatë kësaj arratisje disa nga të burgosurit shqiptar u vranë në shkëmbim zjarri me policinë greke dhe disa të tjerë u arrestuan, ndërsa Ilir Kupa arriti të hynte në Shqipëri.
Disa muaj pas arratisjes, Kupa është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje, por më pas rezultoi se është një nga grabitësit e disa bizneseve në Shqipëri.
Në momentin e arrestimit, ai akuzoi drejtësinë greke për dënime ekstreme dhe të padrejta ndaj shqiptarëve, duke kërkuar mos të ekstradohet në Greqi. Kjo kërkesë, siç duket ju plotësua pasi drejtësia greke solli vendimin e dënimit për njohje në Shqipëri, ku pritet që nga 56 vite burg, dënimi t’i konvertohen në Shqipëri me 25 vite.
Kjo për shkak se ky është dënimi maksimal i Kodit Penal në veprat e tilla penale për të cilat ai është dënuar në Greqi.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO