Në këtë ceremoni që u zhvillua larg syve të medias, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, deputet e ministra, gjithashtu ra në sy edhe prania e disa prej figurave të njohura nga Partia Demokratike, si Mesila Doda, Gerti Bogdani apo dhe Genc Ruli.
Pavarësisht se kishte edhe një ftesë në drejtim të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe ndaj ish liderit të saj Sali Berisha, këta të fundit nuk kanë marrë pjesë. Mësohet se të pranishmit kanë qenë të gjithë të shoqëruar edhe nga partnerët e tyre.
Ndërsa për tu veçuar ishin masat e forta të sigurisë, ku media qëndroi në një distancë shumë të madhe, duke bërë që e vetmja mundësi për të zbuluar diçka, të ishte nga rrjetet sociale, ku protagonistët postuan foto ose përshtypjet e tyre.
(Në foto: Me rreth të kuq, kryeministri Rama në festën e ditëlindjes së kryetarit të kuvendit Ilir Meta)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)