Partia e Lirisë është futur në seri përplasjesh të cilat tashmë kanë kulmuar me akuza mes çiftit Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

Ilir Meta ka thirrur më 27 prill Konventën Kombëtarë të PL-së, ndërsa në një video të publikuar dje në zyrë, ai shfaqet teksa bën susta për krahët, iu jep edhe udhëzime atyre që i kanë mbetur në parti, me Tedi Blushin në krye.

E ndërsa bën susta Meta flet për komplote, spiunë SHIK-ut e SPAK e Ramës.

Siguri maksimale që spiunët e shikut, spiunët e SPAK, bashkëpunëtorët e Rilindjes dhe Ëngjëll Agacit në çdo moment të identifikohen dhe të ruhet qetësia ndaj çdo provokim. Malet tona më të larta. Jepi drejtim. Ekzekutohet nepotizmi dhe shpërthen meritokracia”

Disa herë në daljet e fundit Meta ka hedhur akuza se duan tia marrin partinë.

Videon e postoi në facebook shoqëruar dhe me përshkrimin: Punojmë e stërvitemi.