Ilir Meta emëron në Gjykatën e Lartë motrën e shoqëruesit të Riformatos së drogës në Divjakë, xhaxhai i bashkëshortit pjesë e ish bandës së Aldo Bares

Ilir Meta emëron në Gjykatën e Lartë motrën e shoqëruesit të Riformatos së drogës në Divjakë, xhaxhai i bashkëshortit pjesë e ish bandës së Aldo Bares

Arenc Çela dhe Arbena Ahmeti

Presidenti Ilir Meta firmosi dje emërimin e gjyqtares Arbena Ahmetin anëtare në Gjykatën e Lartë, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Presidenca njoftoi se Meta dekretoi zonjën Ahmeti pasi shqyrtoi dokumentacionin dhe propozimin e KLGJ-së. Arbena Ahmeti është motra e Dardan Ahmetit, i cili bashkë me të dënuarin Sajmir Bajrami, ka pritur në Aeroportin e Rinasit pilotin italian Giorgio Riformato, i cili u ul me avion në plazhin e Divjakës, për t’u ngarkuar me drogë, me qëllim për ta trafikuar atë në Itali. Vëllai i gjyqtares së dekretuar nga Meta e ka pritur Riformaton në aeroport në maj të vitit 2014 dhe më pas ka shoqëruar për t’u njohur me terrenin, në kuadër të planit për të ulur avionin në Divjakë, i cili mbeti në rërën e plazhit pas thyerjes së njërës rrotë.

“Atë ditë, bashkë me Sajmirin dhe atë shtetasin italian, kemi shkuar në Lushnjë. Pasi mbërritëm në Lushnjë, Sajmiri më tha që të shkonim në Divjakë. Kur mbërritëm aty, Sajmiri dhe italiani Riformato zbritën dhe kanë bërë një xhiro në zonën e plazhit. Janë vonuar rreth 10 minuta”, ka dëshmuar Dardan Ahmeti në procesin gjyqësor. Ahmetaj i shpëtoi përgjegjësisë penale.

Vëllai i saj Dardan Ahmeti nuk është i vetmi element që ndoshta mund të ngrinte dyshime mbi figurën e Arbena Ahmetit. Ish-gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, Arbena Ahmeti, tashmë pjesë e Gjykatës së Lartë, është bashkëshortja e prokurorit të Arenc Çela, të afërm të të cilit kanë qenë pjesë e të ashtuquajturës banda famëkeqe e Aldo Bares. Arenc Çela është nipi i Maksim Çelën, pjesë e Bandës së Lushnjes. Maksim Çela është dënuar në vitin 2006 me 25 vite burg për vrasjen e efektivit të policisë Kledi Bano në Lushnjë dhe vendosjen e një sasie tritoli në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”.

Presidenti Bujar Nishani u kritikua në vitin 2016 se injoroi informacionet që Shërbimi Informativ Shtetëror i kishte dërguar në zyrën e tij, lidhur me kandidaturën e prokurorit të Lushnjës Arenc Çela, të cilin Nishani e emëroi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gjithsesi, në mars të vitit 2021, Komisioni i Vetingut konfirmoi në detyrë Arenc Çelën me shumicë votash. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte një vlerësim pozitiv sa i takon pastërtisë së figurës së Prokurorit.

Në nëntor të vitit 2021, Arbena Ahmeti u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndaj këtij vendimi nuk pati pretendime nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik. Në 10 shkurt të vitit 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi propozimin e zonjës Ahmeti si kandidate për në Gjykatën e Lartë.

 

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gzimo: 17/02/2022 11:38

    Edhe sigurimi i shtetit nuk shkonte aq larg me biografinë familjare.

    Përgjigju
    • Tili: 17/02/2022 16:42

      Po pse kush mendon se ia ben biografite Tik gazetarit, ish sigurimsat pra.

  • e crendesi ka tani !: 17/02/2022 10:54

    Kur ishte momenti te flisnit, ju mbyllet gojen dhe zonja bashke me bashkeshortin kaluan vetingun(edhe me shumice votash). Ne ate kohe u ble heshtja dhe nuk u publikuan askund keto fakte te verteta. KPK nuk i beri fare objekt hetimi, dhe kjo eshte kriminale... nje dite do vij koha edhe per ata. Sot eshte shume vone dhe cfardo te shkruani nuk ka asnje vlere!

    Përgjigju
  • andi: 17/02/2022 10:47

    po dihet fajin e ka o ilir meta o saliu o zoti.. edi lindes qe i propozon nuk ka faj asnjehere..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar