Ilir Meta firmos urdhrin: Më
24 korrik betohem si President

Ilir Meta firmos urdhrin: Më<br />24 korrik betohem si President
Kryetari i Kuvendit në detyrë Ilir Meta ka miratuar urdhrin për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në datë 24 Korrik në orën 18:00.
 
Pika e vetme në rendin e ditës është betimi i Presidentit të ri të vendit, që është Ilir Meta. Ndërsa njoftohen shërbimet, që të njoftojnë të gjithë anëtarët e Kuvendit për ceremoninë.
 
Meta do të zëvendësojë në krye të shtetit shqiptar Bujar Nishanin, të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar. 

Ndërkohë që në rendin e ditës datë 24 korrik 2017 nuk parashikuar asnjë dekret për shkarkimin e ministrave teknikë.
 
Si u zgjodh Ilir Meta President i Republikës
Ilir Meta u zgjodh Presidenti i ri Republikës nga Kuvendi në raundin e katërt me 87 vota pro, nga 89 deputetë që morën pjesë në votim në seancën e datës 28 Prill 2017.
 
Vetëm dy kanë qenë votat kundër zgjedhjes së Ilir Metës President, të përfaqësuesve të partisë LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët pavarësisht se votimi ishte i fshehtë patën paralajmëruar votën kundër Metës.
 
Përplasjet mes PS -LSI
Pas zgjedhjes së Ilir Metës si President i vendit, në bazë të marrëveshjes së 4 viteve më parë, sikur konfirmoi dje në Report Tv edhe Erjon Braçe, nisën përplasjet brenda koalicionit PS-LSI.
 
Pas daljes në zgjedhje pa koalicione, LSI sulmoi PS për problemet në qeverisje duke filluar nga kanabisi dhe çështje të tjera, që sipas tyre Rama kishte dështuar.
 
Ndërsa Rama lëshoi akuza në drejtim të LSI për emërimet në administratën publike.
 
Thirrja e Ramës për Metën
Kryetari i PS ka ashpërsuar tonet duke i kujtuar Metës se mori votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.
 
"Meta reflekto, riparo dëmin, të votuam si President konsensual jo konfliktual" deklaroi Rama pak ditë më parë në fjalimin para skuadrës fituese të zgjedhjeve të 25 Qershorit.


urdheri per mbledhjen e kuvendit

Urdhri i Kuvendit

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre